Flash

Tare kthehet në lojë, Milan bllokon akordin me Fabio Paratici: ja çfarë ka ndodhur

Lapsi.al 4 April 2025
Tare kthehet në lojë, Milan bllokon akordin me Fabio Paratici: ja

Dukej si një çështje e mbyllur, por Fabio Paratici mund të mos bëhet drejtori i ri sportiv i Milan. Ish-drejtuesi i Juventus kishte arritur një marrëveshje me kuqezinjtë për t’u rikthyer në Itali, por në orët e fundit negociatat kanë pësuar një ndalesë të fortë që mund të rezultojë vendimtare. Marrëveshja rrezikon të dështojë përfundimisht pas disa bisedimeve, dhe pika kryesore e bllokimit lidhet me pezullimin e tij, që përfundon vetëm më 20 korrik: nga ajo datë DS do të jetë sërish aktiv, por në Milano kanë lindur disa dyshime.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë kanë vendosur të bllokojnë negociatat pasi nuk kanë arritur të kapërcejnë pengesën më të madhe: kufizimi në operativitet që do ta mbajë të bllokuar për më shumë se katër muaj. Pezullimi nuk do t’i lejojë drejtuesit të nisë punën dhe kjo është një pengesë shumë e madhe për Milan, i cili tani po shqyrton sërish alternativa të tjera për postin e drejtorit sportiv – megjithëse kapitulli “Paratici” nuk është mbyllur plotësisht.

Milan bllokon lëvizjen-Paratici, ka një pengesë

Bisedimet e ditëve të fundit kishin dhënë sinjale pozitive dhe dukej se mbetej vetëm zyrtarizimi i transferimit. Paratici ishte gati të kthehej në Itali, të përfundonte pezullimin dhe të rifillonte punën si DS, post të cilin e kishte lënë te Tottenham afro 30 muaj më parë, përpara se të pezullohej. Fillimisht, kjo nuk përbënte problem për Milan, por tani çështja po rëndon më shumë se sa pritej – aq sa mund të dështojë të gjithë marrëveshjen.

Për më tepër, procesi penal në të cilin Paratici është i regjistruar si i hetuar mund të marrë zhvillime të tjera. Më 15 prill do të ketë një seancë në GJUP (Gjykata për Hetimet Paraprake) dhe drejtuesi mund të dërgohet në gjyq. Milan kishte kërkuar të përfshinte në kontratë një klauzolë daljeje për t’u mbrojtur, por ekipet ligjore të të dy palëve nuk kanë gjetur një marrëveshje të favorshme për të gjithë.

 

Bisedimet kanë pësuar një ndalesë të fortë që mund të jetë vendimtare, dhe drejtuesit kuqezinj kanë filluar të eksplorojnë terrenin për emra të tjerë si Igli Tare dhe Riccardo D’Amico, të cilët ndodheshin në listën e preferencave. Paratici ishte objektivi kryesor, por për momentin është tërhequr në prapaskenë: nga 21 korriku ai do të mund të rikthehet në punë, por deri atëherë do të ketë duart e lidhura – një faktor që nuk është pritur mirë nga Milani.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI