Flash

Tragjedia në Koçan, shkon në 60 numri i viktimave

Lapsi.al 4 April 2025
Tragjedia në Koçan, shkon në 60 numri i viktimave

Tragjedia e Koçanit ka marrë edhe një tjetër jetë. Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu diskotekën “Pulse” është rritur në 60. Në orët e para të mëngjesit të së premtes, Aleksandar Karadakovski ka ndërruar jetë, pas një periudhe të gjatë lufte për jetën. Ai, edhe pse ishte duke u trajtuar në Lituani për një kujdes më të specializuar, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga zjarri.

Karadakovski, i cili ka punuar si banakier në diskotekën “Pulse” dhe njihej nga klientët si menaxher i saj, ka qenë njëri nga 34 të dyshuarit që po hetohen nga Prokuroria për përgjegjësitë që kanë çuar në këtë tragjedi. Diskoteka kishte funksionuar pa një licencë të vlefshme dhe pa përmbushur kushtet minimale për mbrojtjen kundër zjarrit. Po ashtu, brenda objektit ishin lejuar të mitur, një shkelje e rreptë ligjore. Mosrespektimi i kushteve teknike ka bërë që zjarri të përhapej me shpejtësi, duke u shkaktuar shumë viktima nga fishekzjarrët e ndezura gjatë performancës së grupit muzikor ADN.

Sipas autopsive, shkaku i vdekjes së viktimave ka qenë mbytja nga monoksidi i karbonit, i cili është liruar nga djegia e materialeve të objektit. Po ashtu, gjatë hetimeve janë konstatuar thyerje të brinjëve tek tre viktima, të cilat janë shkaktuar nga shtypja e turmës gjatë tentativës për të dalë nga diskoteka. Mjekësia Ligjore po vazhdon me analizat toksikologjike për të identifikuar të gjitha substancat që mund të kenë qenë në gjakun e viktimave, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI