Flash

Banorët e Himarës në protestë kundër ndërtimit të ujësjellësit në Vjosë

Lapsi.al 5 April 2025
Banorët e Himarës në protestë kundër ndërtimit

Banorët e Himarës dhe aktivistët mjedisorë janë mbledhur në protestë për të kundërshtuar vazhdimin e punimeve për Ujësjellësin në këtë zonë, projekt i cili po realizohet në shtratin e lumit Vjosë, një nga lumenjtë më të pasur me biodiversitet në Evropë.

Pavarësisht kundërshtimeve të vazhdueshme dhe reagimeve të shumta nga komuniteti, kompania që po realizon punimet ka vazhduar instalimin e tubave, duke shkaktuar shqetësim të thellë për ndikimin mjedisor që ky projekt mund të ketë në Parkun Kombëtar të lumit të egër Vjosa.

Protestuesit kanë ngritur shqetësime të shumta lidhur me ndikimin që ky projekt mund të ketë në ekosistemin e lumit dhe në jetesën e 37 fshatrave që varen nga burimet natyrore të Vjosës.

Për më tepër, banorët e Himarës kanë theksuar mungesën e mbështetjes nga deputetët e zonës, të cilët, sipas tyre, nuk kanë guximin të jenë të pranishëm dhe të mbrojnë interesat e popullit. Ata shprehen të zhgënjyer për faktin që politikanët e zonës nuk janë angazhuar për të mbrojtur një pasuri kaq të vlefshme për Shqipërinë, e cila është pjesë e një ekosistemi unik dhe të pazhvilluar.

"Kemi kontaktuar me institucionet dhe u kemi kërkuar ndihmën e të gjithëve, por më ka habitur diçka: ku janë ata deputetë të popullit që duhet të ishin këtu? A janë ata të popullit, siç e thonë, dhe duhet të ishin këtu me ne? Uji nuk ka ngjyrë, ai është i gjithëve, për të gjithë. Ata nuk vijnë këtu sepse nuk kanë guxim, edhe pse u kemi kërkuar të jenë prezentë"- u shprehën banorët.

Me këtë protestë, banorët e Himarës dhe aktivistët mjedisorë kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të ndërmerren hapa të shpejtë për mbrojtjen e lumit Vjosë, një thirrje për ruajtjen e natyrës dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI