Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Dinamo dhe Teuta “ngecin” në Elbasan, ndajnë nga një pikë që i lë të pakënaqura

Lapsi.al 6 April 2025
Dinamo dhe Teuta “ngecin” në Elbasan, ndajnë nga një

Një përballje me shumë raste dhe emocione, por që përfundoi pa fitues. Dinamo dhe Teuta u ndanë me nga një pikë në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, me rezultatin final 1-1, një barazim që nuk i shërben plotësisht objektivave të asnjërës prej skuadrave.

Gjinollari iluzionin Hodon

Teuta ishte ajo që goditi e para në këtë sfidë. Në minutën e 17’, pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi përfundoi te Gjinollari, i cili me një goditje potente nga distanca, kaloi durrsakët në avantazh, duke befasuar portierin Teqja. Pavarësisht golit të pësuar, Dinamo reagoi, por nuk arriti të konkretizonte rastet e krijuara. Mundësinë më të mirë e pati Nani në minutën e 39’, por Vata realizoi një pritje vendimtare me këmbë, duke mbajtur në avantazh skuadrën e tij, edhe pse jo deri në fund. “Të jem i sinqertë ishim përgatitur ta fitonim ndeshjen, - tha tekniku durrsak Bledar Hodo pas ndeshjes -. Rrezikuam edhe ta humbisnim këtë ndeshje. Mendoj se bëmë një pjesë të parë të mirë, për fat të mirë doli edhe goli. Më pas duhet ta menaxhonim më mirë, më vjen keq për golin e pësuar sepse ishin 8 lojtarë në zonë.

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67f2a9638e93b.mp4"][/video]

Zabërgja i ftohtë para portës, ngrin Teutën

Pjesa e dytë nisi me një Dinamo më kërkuese dhe shpërblimi për përpjekjet e kryeqytetasve erdhi në minutën e 53’. Një aksion i shpejtë në qendër u finalizua nga Zabërgja, i cili me një goditje të saktë përballë portës barazoi shifrat në 1-1. Pas golit të barazimit, të dyja skuadrat patën rastet e tyre për të gjetur golin e fitores. Dinamo u afrua disa herë me Vila, Nani dhe Zabërgja, por saktësia në finalizim mungoi. Në minutën e 87’, Teuta iu afrua shumë golit të dytë. Çyrbja arriti të mposhtte Teqjen pas një harkimi të saktë nga Kruja, por ndërhyrja vendimtare e Rufatit para vijës fatale shmangu një gol të sigurt për durrsakët.

[video width="658" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67f2b82082e06.mp4"][/video]

Lexo më tej: Da Silva ndëshkon Vllazninë 'e tij' Mezani feston: Bylis i largohet zonës së rënies

Përfundimisht, rezultati nuk ndryshoi deri në fishkëllimën e fundit, me të dyja skuadrat që marrin nga një pikë dhe mbeten ende në garë të hapur për objektivat respektive në këtë fund sezoni. I pakënaqur tekniku i bluve Ilir Daja, që dështoi të afrohej me kreun: “Unë do të thoja që sot kemi filluar me një gol që mund të shmangej. Kemi bërë një administrim topi, por nuk kemi pasur marshin e duhur. Para tre ditësh kemi luajtur në Shkodër dhe ishte po i njëjti formacion. Kishim rastet tona, por edhe Teuta kishte rastet e veta. Për atë që u prodhua në lojë mendoj se rezultati më i drejtë ishte barazimi".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI