Flash

Kanosje dhe shpërdorim detyre, arrestohet polici që u përfshi në një konflikt fizik

Lapsi.al 6 April 2025
Kanosje dhe shpërdorim detyre, arrestohet polici që u përfshi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”.

Ai është arrestuar mbrëmjen e datës 4 prill pasi pranë një parkimi në Fushë Krujë, është përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta me dy shtetas duke kanosur jetën e tyre.

Në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë me kapsolle të goditura dhe një objekt metalik i deformuar i ngjashëm me atë të predhës. Gjithashtu AMP ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të llojit Glok 17 me 12 fishekë. /lapsi.al

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, tre të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Fushë Krujë – Vorë. Si pasojë e këtij aksidenti, ju janë përplasur dy automjete, janë mbetur të plagos...

16:14

Selanik, shqiptari kapet me drogë

Një 31-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në një zonë të Selanikut, nga punonjës policie të Drejtorisë së Policisë Moudania, për posedim droge. Në mënyrë t...

19:21

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI