Flash

Emergjencat Civile bëjnë bilancin: Ç'po ndodh me motin në vend

Lapsi.al 6 April 2025
Emergjencat Civile bëjnë bilancin: Ç'po ndodh me motin

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë.

1. Akset rrugore

Në “Rrugën e Kombit” si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës gjatë ditës së sotme, po punohet me 27 borëpastruese dhe hedhëse kripe njëkohësisht, ku 8 borëpastruese po punojnë në pjesën e aksit që shtrihet në territorin e Qarkut Lezhë, ( bashkia Mirditë), kurse pjesa tjetër e mjeteve, 19 mjete, po punojnë në pjesën e këtij aksi në territorin e Qarkut Kukës. Aksi është i kalueshëm.

Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Qafë Thane, në Qafë Thanë ka prezencë të reshjeve të dëborës dhe ne terren janë mjetet e firmës kontraktuese qe po bëjnë pastrimin e aksit nga dëbora. Prezence dëbore rreth 10 cm kemi edhe ne aksin rrugor nacional Zgosht-Ura Cerenecit. Edhe aty po punohet me mjet borëpastrues për mbajtjen hapur te qarkullimit te mjeteve.

Në Qarkun e Korçës kanë filluar reshjet e dëborës në të gjithë territorin në lartesitë mbi 700 m. Subjektet kontraktore janë në gatishmëri duke mundësuar mirëmbajtjen dimërore të akseve turistike kryesore dhe dytësore në bashki. Nuk paraqiten problematika në këtë Qark.

Territori I Qarkut Dibër në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit është përfshirë nga reshje dëbore të cilat variojnë nga 3-15 cm dhe vazhdojnë të jenë të pranishme me intensitet mesatar.

Situata në infrastrukturën rrugore si nacionale apo rurale vazhdon të jetë e aksesueshme në të gjithë territorin. Nga subjektet kontraktore po punohet me mjete e lëshim kripe në segmente që shfaqen problematika.

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.

Ne Qarkun Shkodër, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Në aksin rrugor Bogë-Theth kalimi bëhet vetëm nga mjetet e kalueshmërisë së lartë dhe të pajisura me zinxhirë. Aktualisht në këtë aks po punon një mjet borëpastruese e cila e ka të pamundur mbulimin e gjithë segmentit. Aksi rrugor Tamarë - Vermosh është i kalueshëm por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.

2. Lumenjtë dhe rezervuarët

Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Parashikimi motit për nesër datë 07.04.2025

Reshjet: Sot priten reshje mesatare në qarkun Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shoqëruar me shtrëngata. Në zonat malore në Veri, Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit, në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: ​​ 5 / 12 °C

në vendet e ulëta:​ 2/ 13 °C

në vendet malore:​ -4 / 4 °C

Era: pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, tre të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Fushë Krujë – Vorë. Si pasojë e këtij aksidenti, ju janë përplasur dy automjete, janë mbetur të plagos...

16:14

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI