Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Shembet Liverpool në Craven Cottage: derbi i Mançesterit pa gola, fiton Tottenham

Lapsi.al 6 April 2025
Shembet Liverpool në Craven Cottage: derbi i Mançesterit pa gola,

Në javën e 31-të të Premier League, Liverpool pëson një humbje, duke u mundur 3-2 në “Craven Cottage” ndaj Fulham. Për vendasit shënuan Sessegnon, Iwobi dhe Muniz, ndërsa për Liverpool nuk mjaftuan golat e Mac Allister dhe Luis Diaz. Pa gola dhe pa shumë emocione përfundoi derbi i Manchester mes United dhe City, ndërkohë që me të njëjtin rezultat, 0-0, u mbyll edhe barazimi i Chelsea në fushën e Brentford. Ndryshe ndodhi me Tottenham, që fitoi 3-1 në shtëpi ndaj Southampton.

MANCHESTER UNITED – MANCHESTER CITY 0-0

Derbi i fundit i Manchester-it për Kevin De Bruyne-n u mbyll pa shumë emocione: United dhe City nuk i bënë dëm njëra-tjetrës në “Old Trafford” dhe sfida përfundoi 0-0. Guardiola zgjodhi një formacion mjaft ofensiv pavarësisht mungesave të rëndësishme (Haaland dhe Rodri mbi të gjitha), ndërsa Amorim preferoi të ishte më i kujdesshëm me zgjedhjet e tij që në fillim. Në kundërshtim me pritshmëritë, ishte Manchester United që u tregua më aktiv në pjesën e parë, me Garnacho dhe Bruno Fernandes që krijuan shpesh rrezik. Nga ana tjetër, City nuk krijoi shumë në sulm, duke u fokusuar më tepër te ruajtja e portës së paprekur.

Lexo më tej: Guardiola e kishte inat, Lineker e zbulon pas 30 vitesh: “Unë isha kapës topash”

Pas 45 minutave të para, rezultati mbeti 0-0 dhe asgjë nuk ndryshoi as në pjesën e dytë: Guardiola aktivizoi Doku-n, ndërsa Onana u detyrua të realizonte disa pritje, por rastet e pastra për gol ishin të pakta. Në fund, lojtarët e Amorim tentuan të gjenin golin e fitores, por me vërshëllimën përfundimtare, rezultati mbeti i pandryshuar në 0-0. Me këtë barazim, Manchester City ngjitet në kuotën e 52 pikëve, ndërsa Manchester United ka tani 38 pikë.

FULHAM – LIVERPOOL 3-2

Humbja e dytë sezonale në Premier League për Liverpool, që dorëzohet 3-2 në transfertë ndaj Fulham. Vendasit e nisin mirë takimin, por në minutën e 14’ janë miqtë që kalojnë në epërsi me Mac Allister, pas asistit të Gravenberch. Megjithatë, Fulham nuk dorëzohet dhe brenda një çerek ore, nga minuta e 23’ deri në të 37’, realizon tre gola: fillimisht barazon Sessegnon, më pas Iwobi përmbys gjithçka në minutën e 32’ dhe po Iwobi asiston për Muniz, i cili shënon golin e tretë.

Liverpool, i drejtuar nga Slot, duket i pafuqishëm dhe pjesa e parë mbyllet me avantazhin 3-1 të vendasve. Në pjesën e dytë, “The Reds” kërkojnë të reagojnë dhe në minutën e 72’ Luis Diaz shkurton diferencën. Shtatë minuta më pas, Elliott godet traversën dhe i afrohet shumë barazimit. Në fund, Slot hedh në fushë edhe Federico Chiesa, por Fulham mbron rezultatin dhe fiton. Me këtë sukses, Fulham ngjitet në kuotën e 48 pikëve, ndërsa Liverpool mbetet me 73 pikë, sërish në krye me +11 ndaj Arsenalit të vendit të dytë.

BRENTFORD – CHELSEA 0-0

Chelsea ndalet në garën për një vend në Champions League, duke barazuar 0-0 në transfertë ndaj Brentford. Pjesa e parë ishte e vakët, me pak raste për gol dhe ritëm të ulët. Skuadra e Maresca nuk arrin të aktivizojë dot lojtarët e saj ofensivë, si Nkunku dhe Madueke, ndërsa vendasit marrin guxim në fund të pjesës së parë.

Pas pushimit, Chelsea hedh në fushë Jackson, Palmer dhe Neto, duke ndryshuar lojën. “Blutë” krijojnë shumë raste, por Brentford mbron mirë. Në minutën e 91’, Enzo Fernandez ka shansin e artë për gol, por gjuajtja e tij shkon jashtë. Përfundon 0-0 dhe të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë: Chelsea shkon në 53 pikë, ndërsa Brentford mbledh 42 pikë.

TOTTENHAM – SOUTHAMPTON 3-1

Tottenham rikthehet te fitorja, duke mposhtur 3-1 Southampton, skuadrën e fundit në renditje. Një pjesë e parë shumë e mirë nga skuadra e Postecoglou, që në minutën e 14’ zhbllokon rezultatin me Johnson, pas asistit të Spence. Southampton nuk reagon dhe Tottenham vazhdon të shtyjë përpara. Në minutën e 38’ anulohet goli i dytë për Bergvall pas ndërhyrjes së VAR, por katër minuta më vonë Johnson shënon sërish, pas asistit të Maddison, duke realizuar dopietën personale.

Në pjesën e dytë, Southampton kërkon të reagojë dhe arrin të shkurtojë rezultatin në minutën e 90’ me Fernandes. Megjithatë, në minutën e 96’, Tel realizon me penallti dhe vulos rezultatin për Tottenham. Përfundon 3-1, me Tottenham që ngjitet në kuotën e 37 pikëve. Southampton regjistron humbjen e 25-të sezonale dhe mbetet në fund me vetëm 10 pikë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI