Flash

Shi i dendur dhe breshër, probleme në rrugën Elbasan-Librazhd

Lapsi.al 6 April 2025
Shi i dendur dhe breshër, probleme në rrugën Elbasan-Librazhd

Mesditën e kësaj të diele, qytetet dhe fshatrat e Qarkut të Elbasanit u përfshinë nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu.

Pjesë të shumta të rajonit të Elbasan duke përfshirë tëgjitha qytetet dhe fshatrat përjetuan një përkeqësim të kushteve atmosferike që solli vështirësi në lëvizjen e qytetarëve në aktivitetet e tyre përditshme sidomos nga ora 14:00-15:00 kur intensiteti i reshje ishte mjaft i dendur.

Në zonat e thella malore të bashkive Librazhd, Prrenjas, Gramsh por edhe Elbasan kanë filluar reshjet e dëborës por me trashësi të papërfillshme për momentin .

Temperaturat kanë pësuar një ulje të ndjeshme këtë fundjavë duke shtuar vështirësitë për ata që jetojnë në këto zona dhe duke krijuar një situatë të vështirë për lëvizjen normale në zonat rurale dhe duke u bërë pengesë në realizimin e aktiviteteve në natyrë.

Megjithatë, Emergjencat Civile të bashkive Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Cërrik, Peqin dhe Belsh raportojnë se nga moti i keq nuk janë shkaktuar probleme serioze për jetën e qytetarëve dhe situata është duke u mbajtur nën kontroll.

Autoritetet kanë vepruar menjëherë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të evituar ndonjë rrezik të mundshëm. Ndërkaq nga mbizotërimi i motit me reshje ka pasur rënie inertesh në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas, veçanërisht në vendet e quajtura “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku nga lartësitë e kodrave kanë rënë gurë si edhe ka pasur rrëshqitje masivesh me dhera.

Megjithatë, fatmirësisht nuk ka pasur incidente dhe situata është menaxhuar mjaft mirë.Autoritetet kanë ndërmarrë masat e nevojshme për pastrimin e rrugëve dhe për garantimin e sigurisë në këto zona.

Përkundër kushteve të këqija të motit, emergjencat dhe shërbimet e mbrojtjes civile kanë bashkëpunuar ngushtë për të siguruar që çdo situatë e mundshme e përkeqësimit të mbahet nën kontroll dhe që qytetarët të jenë të mbrojtur nga rreziqet e mundshme të motit të keq.

Të këshilluara

Selanik, shqiptari kapet me drogë

Një 31-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në një zonë të Selanikut, nga punonjës policie të Drejtorisë së Policisë Moudania, për posedim droge. Në mënyrë t...

19:21

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI