Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Tirana-Partizani "ndez" javën e 33 të Superiores: luhet të dielën e të hënën

Lapsi.al 6 April 2025
Tirana-Partizani "ndez" javën e 33 të Superiores: luhet
Java e 33-të e kampionatit të Superiores do të luhet të dielën dhe të hënën dhe është nga ato përcaktueset. Ndeshje që mund të vendosin fatet, por ku spikat mbi të gjitha derbi i kryeqytetit. Tirana do të presë Partizanin, në një 90 minutësh në të cilën bardheblutë luajnë pothuaj gjithcka për mbijetesën. Të fundit në renditje, njerëzit e Shkëmbit duhet të mposhtin të kuqtë për të shpresuar shpëtimin. Gara është bërë tepër interesante në javët e fundit, pasi ekipet po luftojnë për objektivin e mbijetesës dhe për një vend në “Final 4”. Dy takimet e para të së dielës janë Laçi – Skënderbeu dhe Bylis – Vllaznia, të dyja në orën 15:00. Po të dielën, në orën 18:00, do të zhvillohet edhe ndeshja Dinamo City – Teuta. Lexo më tej: Qose 'thërmon' Shkëmbin: Elbasani e përmbys, Tirana mbetet e fundit gati pa shpresë Ditën e hënë janë programuar dy sfidat e fundit të javës. Në orën 17:00, Egnatia do të presë në shtëpi AF Elbasanin. Ndërsa mbrëmja do të kulmojë me një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar; derbin e kryeqytetit, Tirana – Partizani. Ky takim do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 20:00.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI