Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Verstappen fantastik në Suzuka, mposht dyshen e McLaren: Hamilton nuk shkëlqen

Lapsi.al 6 April 2025
Verstappen fantastik në Suzuka, mposht dyshen e McLaren: Hamilton nuk
Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Japonisë, duke arritur kështu fitoren e tij të parë në këtë sezon të Kampionatit Botëror të Formula 1 2025. Holandezi i Red Bull del kështu triumfues nga një garë që pati pak parakalime, me pilotët të detyruar të tregonin kujdes maksimal në një pistë si ajo e Suzukas, që nuk fal as gabimin më të vogël. Katër herë kampioni i botës Verstappen la pas në finish dy McLaren-ët favoritë, Lando Norris (me të cilin pati edhe disa shkëndija në daljen nga bokset pas një pit-stopi të njëkohshëm) dhe Oscar Piastri, të cilët për disa xhiro në fund të garës u përfshinë edhe në një duel mes tyre. Pozicionet e para mbetën të pandryshuara në krahasim me nisjen për sa i përket gjashtë vendeve të para, me Charles Leclerc që solli Ferrarin e tij në vendin e katërt në vijën e finishit, duke mbajtur pas vetes dy Mercedes-at e George Russell dhe Andrea Kimi Antonelli (i cili, duke zgjatur qëndrimin e tij të parë në pistë me goma të mesme, arriti gjithashtu të bëhej piloti më i ri në histori që kryeson një garë të Formula 1, si dhe të jetë më i shpejti në pistë në të tretën e fundit të garës).

Hamilton nuk shkëlqen

Piloti i vetëm që fitoi një pozicion në krahasim me nisjen ishte Lewis Hamilton, i cili me Ferrarin tjetër provoi të luante kartën e strategjisë së kundërt, por që nuk dha frytet e shpresuara: britaniku ishte i vetmi në top-10 që nisi me goma të forta për të kaluar më pas tek të mesmet në fundin e garës, por pa arritur kurrë të shkëlqente, aq sa xhiroi gjatë gjithë kohës më ngadalë se një Andrea Kimi Antonelli i zjarrtë me goma të forta. Garë solide dhe për t’u mbajtur mend edhe për Isack Hadjar, Alex Albon dhe Oliver Bearman, të cilët mbyllën zonën e pikëve në këtë Çmim të Madh të Japonisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI