Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Berisha në Strasburg: Qeveria e Ramës ka instaluar DPI për të kontrolluar internetin

Lapsi.al 7 April 2025
Berisha në Strasburg: Qeveria e Ramës ka instaluar DPI për

Kreu i PD-së Sali Berisha ka denoncuar para grupit konservator të PPE-së në Këshillin e Europës se qeveria shqiptare ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar, sipas tij, internetin pikërisht në prag të zgjedhjeve. Berisha kërkoi mbështetje nga PPE në prag të 11 majit.

“Ne kemi zgjedhje. Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm. Tani, thashë diçka, por mediat janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria. Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai (Rama) bllokoi TikTok-un.

Dhe tani ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin. Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë! Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit", - tha Berisha.

Ai i mëshoi kësaj çështjeje edhe në një deklaratë që dha në fund të takimeve.

“Nuk ka diskutim që proceset politike janë procese tipike të diktaturave, dhe ky është vlerësimi. Nuk mund të ketë vlerësim tjetër. Në këtë aspekt sigurisht, unë garantova se ne jemi të përkushtuar në luftën ndaj krimit të organizuar me zero tolerancë, ndaj korrupsionit me zero tolerancë.

PËR MË SHUMË LEXO: Demokraci me DPI/ Interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit

Por kjo nuk do të thotë se, lufta kundër korrupsionit të përdoret për të mbuluar luftën kundër kundërshtarëve politikë, nuk do të thotë të përdoret kjo të vendosësh censurës, siç po vendos Edi Rama mbi mediat, mbi Tik Tok-un. Denoncova siç e dëgjuat edhe pajisjen DPI të kontrollit të internetit. Pra, praktikisht Shqipëria po degradon gjithnjë e më shumë në një shtet policor” – tha Berisha për gazetarët.

Berisha ka konfirmuar se deputetë të ndryshëm evropianë do të vijnë në Shqipëri dhe do të vëzhgojnë zgjedhjet e 11 majit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI