Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

BIRN: Masat kundër TikTok ngrenë shqetësime për cenimin e të dhënave personale

Lapsi.al 7 April 2025
BIRN: Masat kundër TikTok ngrenë shqetësime për cenimin e

Prej disa ditësh, komuniteti i ekspertëve të teknologjisë në Shqipëri ka ngritur alarmin për rreziqet e përdorimit të pajisjeve të njohura si “Deep Packet Inspection”, DPI, në ndihmë të vendimit të qeverisë shqiptare për të bllokuar rrjetin social TikTok për një periudhë 1-vjeçare.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pretendon se DPI janë një teknologji që do t’i ndihmojë ata në mbylljen e plotë të TikTok, por ekspertët e teknologjisë theksojnë se kjo mund të cenojë privatësinë dhe të dhënat personale të shqiptarëve.

Besmir Semanaj, eskpert i sigurisë dhe teknologjisë i tha BIRN se implementimi i kësaj teknologjie pa asnjë bazë ligjore rrezikon t’i hapë rrugën shkeljes së të drejtave dixhitale të qytetarëve shqiptarë. Ai theksoi gjithashtu se DPI përdorej aktualisht për censurë apo survejim nga regjime diktatoriale apo autokratike.

“Nëse ata vendosin të aplikojnë një teknologji të tillë, do ishte mirë të kishte një bazë ligjore,” tha Semanaj, duke iu referuar qeverisë shqiptare dhe autoriteteve përgjegjëse për sigurinë kibernetike.

“…kemi shtete të tjera si Irani dhe Turqia që i përdorin këto pajisje për censurë,” shtoi ai, duke theksuar se baza ligjore është e domosdoshme për të parandaluar keqpërdorime të tilla.

“Deep Packet Inspection” është një teknologji e avancuar që monitoron dhe filtron aktivitetin e përdoruesve të internetit në mënyrë të detajuar, duke mundësuar më tej kufizimin apo bllokimin e disa faqeve apo linqeve të caktuara.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, i zhvlerësoi shqetësimet në një përgjigje me shkrim për BIRN, duke theksuar se qëllimi i përdorimit të DPI lidhej me zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për Mbylljen e TikTok-ut.

AKSK sqaroi më tej se përdorimi i DPI-ve ishte pjesë e masave të ndërmarra në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike për ndërprerjen e përkohshme të aksesit të TikTok, përfshirë edhe ngritjen e një grupi teknik për gjurmimin e DNS-ve, SNI-ve dhe IP që përdorin platformën TikTok.

Por ndryshe nga ekspertët, Autoriteti pretendon se teknologjia DPI nuk përpunon të dhëna personale, por identifikon aplikacionet që përdoren dhe shërben për mbrojtjen kibernetike.

“Deep Packet Inspection mund të konsiderohet si një zyrtar poste, që nuk e hap dot letrën e mbyllur, por shikon zarfin, madhësinë, destinacionin dhe shpeshtësinë e dërgesës dhe në bazë të kësaj, mund të marrë vendime ose të bëjë analiza,” e përshkroi AKSK rolin e teknologjisë DPI që po planifikon të implementojë për bllokimin e TikTok.

“Kjo teknologji mund të kuptojë cilin aplikacion po përdor (p.sh., TikTok), dhe mund të bllokojë disa lloje trafiku, për shembull një platformë të caktuar, sulmet volumetrike (DDoS), sulmet kërcënuese (malware, ransomware), fushatat phishing, etj,” shtoi Autoriteti.

PËR MË SHUME LEXO: Demokraci me DPI/ Interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit

Sipas AKSK, platforma DPI e instaluar në operatorët e ofrimit të shërbimit të internetit është në përputhje me standardet e sigurisë së informacionit dhe rregulloren europiane të mbrojtjes së të dhënave, GDPR.

Por Semanaj theksoi se veprimi në përputhje me GDPR nuk është bërë e qartë.

“Shtetet europiane që e përdorin këtë teknologji kanë specifika të saktësuara, sipas ligjit të GDPR për mbrojtjen e të dhënave personale për mënyrën si do të përdoren, nga kush dhe përsa kohë, por në Shqipëri nuk ka një bazë ligjore,” përfundoi ai. /Marrë nga Reporter.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI