Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Dy lojtarë të Valladolid rrihen me grushte në stol: absurditet në transmetim direkt

Lapsi.al 7 April 2025
Dy lojtarë të Valladolid rrihen me grushte në stol: absurditet
Një skenë të paktën e turpshme që bëri menjëherë xhiron e televizioneve dhe jo vetëm atyre spanjolle: ndërsa po i afrohej fundit ndeshja mes Real Valladolid dhe Getafe, me këta të fundit që po fitonin bindshëm 3-0 në transfertë, dy lojtarë të skuadrës vendase u bënë protagonistë të një momenti të shëmtuar që nxori zbuluar krizën e thellë që po kalon skuadra. Luis Pérez dhe Juanmi Latasa u përplasën fizikisht, me mbrojtësin që tentoi të godiste me grusht shokun e skuadrës që ishte ulur pranë tij në stol. Real Valladolid po përjeton një situatë dramatike, me skuadrën që po marshon drejt rënies nga La Liga në Segunda Division: një situatë që u reflektua edhe një herë tjetër në fushë me disfatën e rëndë në shtëpi ndaj Getafe, dhe që pati pasoja të mëdha edhe në stol, aty ku tensioni u bë i dukshëm në mes të pjesës së dytë, me rezultatin tashmë të parikuperueshëm. Ndërsa skuadra po shembej në fushën e “José Zorrilla” përballë tifozëve të vet, në stolin vendas ndodhi një nga skenat më të shëmtuara të sezonit: Luis Pérez dhe Juanmi Latasa patën një debat që përfundoi me tentativën e mbrojtësit për ta goditur me grusht sulmuesin.

Rrahja me grushta në stol mes dy lojtarëve të Valladolid

Episodi ndodhi pasi Latasa ishte ulur në stol për të ndjekur ndeshjen nga afër. Një debat i papritur verbal, një përplasje e dukshme mes tij dhe Pérez, që papritur doli jashtë kontrollit dhe përfundoi me tentativën e mbrojtësit për ta goditur me grusht Latasa-n. Në mes të përplasjes, kamerat e DAZN kapën gjithçka. Dëgjohen qartë fjalët e ashpra të Latasa që ankohej nga stoli për atë që po ndodhte në fushë: “Ky është një m*t i madh, e tmerrshme… Nuk e sheh që nuk po bëjmë asgjë? Kjo është një punë m*ti”. Luis Pérez iu përgjigj në mënyrë të pakëndshme, gjë që solli reagimin e menjëhershëm të Latasa: “Hesht, Luis, mjaft… Po flet kot, si makineri”. Nga ai moment, dhe pas një komenti të mëtejshëm të Luis Pérez, Latasa iu përgjigj sërish, këtë herë duke mbuluar gojën: ishte pikërisht në atë çast që mbrojtësi i djathtë tentoi ta godiste me grusht në shpatull sulmuesin, por u ndalua vetëm nga Cömert që ndërhyri mes tyre dhe shmangu më të keqen.

Zhgënjimi i trajnerit Rubio: “Pamje shumë e keqe”

Latasa qëndroi i qetë, ndërsa Luis Pérez duhej të mbahej nga Cömert për të shmangur që situata të përshkallëzohej edhe më shumë. Në fund, mbrojtësi i djathtë u ngrit dhe e braktisi stolin, për t’u kthyer disa minuta më vonë dukshëm i tronditur dhe me fytyrën e mbuluar. Një pamje e trishtuar që tregon momentin e keq që po kalon skuadra e Valladolid, tashmë e zhytur në klasifikim dhe praktikisht e dënuar me rënie në Segunda Division. Edhe trajneri i Valladolid, Álvaro Rubio, u përpoq të shpjegonte çfarë ndjeu në stol pas përfundimit të ndeshjes. Një situatë që tregon qartë tensionin që ndihet në Pucela: “Këto janë situata të vështira për t’u menaxhuar. Nuk e di çfarë ka ndodhur, por sigurisht nuk është pamja më e mirë që mund t’i ofrojmë publikut tonë në një moment kaq delikat.”

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI