Flash

Përfshihet nga flakët një magazinë në Pogradec, nuk dihen ende shkaqet

Lapsi.al 7 April 2025
Përfshihet nga flakët një magazinë në Pogradec, nuk

Një zjarr ka përfshirë një magazinë të vogël pasditen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit, rreth orës 13:40. Në ambientet e kësaj magazine jetonte një person i pastrehë, i cili është nxjerrë në kohë dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e flakëve janë regjistruar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti ekipi i zjarrfikëses, i cili bëri të mundur neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në objektet përreth, pasi magazina ndodhej në një oborr banese pranë ndërtesave të tjera.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Deri më tani nuk ka të dhëna për ndonjë dyshim të qëllimshëm, por hetimet po vijojnë.

Të këshilluara

Macron në mision paqeje në Lindjen e Mesme

Presidenti francez, Emmanuel Macron po angazhohet për armëpushim në luftën e Gazës. Të hënën (07.04.). presidenti francez takohet me presidentin egjiptian Abdel...

14:05

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI