Flash

S’ka nevojë për fjalë – kombinimi i veshjeve thotë gjithçka për Justin dhe Hailey!

Lapsi.al 7 April 2025
S’ka nevojë për fjalë – kombinimi i veshjeve

Justin dhe Hailey Bieber tregojnë se e kanë akoma atë "puçi puçi” për njëri-tjetrin – në një takim romantik në Los Angeles, me veshje të kombinuara dhe shumë dashuri në ajër.

Çifti i famshëm u shfaq i pandarë teksa hynin të përqafuar në një restorant të shtunën mbrëma, pa u shqetësuar aspak nga zhurmat që qarkullojnë rreth martesës së tyre. Të dy kishin veshur të zeza nga koka te këmbët – Justin me një hoodie të madh, tuta Balenciaga dhe një kapele rozë, ndërsa Hailey me pantallona të ulëta, një kanatjere të shkurtër dhe një kapele me mbishkrimin “Rendezvous”.

Pasditja romantike vjen pas një tjetër daljeje të ëmbël të premten, kur çifti u fotografua duke marrë akullore te Cold Stone në L.A.

I biri i tyre, Jack, nuk ishte me ta këtë fundjavë, por Justin postoi një foto të ëmbël me të në Instagram të shtunën, ku duken duke përqafuar njëri-tjetrin.

Sa për thashethemet që kanë shpërthyer pas “dyshimit” se Hailey e kishte hequr Justin nga Instagrami – burime për TMZ sqarojnë se ishte thjesht një gabim teknik, pasi Justin e kishte çaktivizuar për pak llogarinë e tij. Madje, më parë ai kishte deklaruar se dikush i kishte hakuar profilin dhe kishte shtypur “unfollow” pa dijeninë e tij.

Përfundimi? Duket se martesa e tyre – që nga 2018 – është më e fortë se kurrë. Dhe për ta vërtetuar, ata janë veshur “matchy-matchy” si dy adoleshentë të dashuruar në fillim të lidhjes.

Të këshilluara

Vildane Zeneli i vë flakën Instagramit

Modelja shqiptare që gjithmonë di si të tërheqë vëmendjen, Vildane Zeneli, ka ndezur rrjetet sociale me paraqitjen e saj më të fundit. E veshur me një fustan...

14:47

Kanye West: Bianca Censori më braktisi

Kanye West konfirmoi se gruaja e tij, Bianca Censori, e braktisi atë për shkak të postimeve të tij shqetësuese në mediat sociale. Reperi  tregon se arkitektj...

15:08

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI