Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

The Times: “Jo vetëm City, edhe një tjetër gjigant rrezikon përjashtimin nga kupat”

Lapsi.al 7 April 2025
The Times: “Jo vetëm City, edhe një tjetër gjigant rrezikon

Premier League është kampionati i “të pasurve”, me pothuajse të gjitha klubet – nga ato të nivelit më të lartë deri tek ato që luftojnë për mbijetesë – që kanë një fuqi financiare dhe blerjeje dukshëm më të madhe se të gjitha konkurrentet e vendeve të tjera evropiane. Por jo gjithmonë mund të “shpenzosh sa të duash”, për shkak të kufizimeve të vendosura nga UEFA në lidhje me Fair Play Financiar. Gazeta prestigjioze The Times ka raportuar një lajm që ka tronditur futbollin anglez: edhe një tjetër gjigant i Premier League rrezikon përjashtimin nga kupat evropiane.

Këtë e dinë mirë në Manchester, në anën e City, me klubin që është akuzuar për plot 115 shkelje të rregullave të FFP-së, në një hetim të mbyllur dhjetorin e kaluar, dhe për të cilin pritet vendimi përfundimtar në muajt e ardhshëm. Por shumë shpejt këtë do ta kuptojnë edhe në Londër, e veçanërisht në zonën e Stamford Bridge: sipas The Times, Chelsea rrezikon madje përjashtimin nga kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm.

Shkeljet e Fair Play Financiar: Chelsea në telashe

Sipas asaj që raporton gazeta britanike, skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca do të kishte humbje në vlerën e 358 milionë eurove, në raport me kufirin trevjeçar prej 200 milionë eurosh, duke e tejkaluar kështu limitin me plot 158 milionë euro. Chelsea po përpiqet të negociojë një marrëveshje që do të përfshinte pagesën e një gjobe të majme, si dhe një plan shpenzimesh të kontrolluara. Por, në rast se nuk arrihet marrëveshja, ose në rast të mosrespektimit të kufizimeve të vendosura nga UEFA, atëherë blutë e Londrës do të përballeshin me sanksione shumë më të ashpra, deri – shkruajnë në Angli – te përjashtimi nga kupat evropiane.

Lexo më tej: Tronditet Manchester City, hetim mbi 100 shkelje të konstatuara: rrezikon titujt e fituar e përjashtimin nga Premier League

Megjithatë, një skenar i tillë mbetet ende mjaft i largët, duke pasur parasysh fuqinë financiare të klubit londinez, i cili nuk do të kishte aspak probleme të paguante edhe gjoba shumë të kripura. Sistemi i futbollit, sidoqoftë, duhet të vendosë rregulla më të qarta dhe do të ishte mëse e nevojshme që organizata më e lartë evropiane të kontrollonte në mënyrë më të rreptë shpenzimet e klubeve, duke aplikuar sanksione dhe penalizime më të forta, dhe jo vetëm formale. Përndryshe, dhe kjo do të ishte një pasojë e pashmangshme, i gjithë sistemi rrezikon kolapsin.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI