Flash

Madonna dhe Elton John bëjnë paqe, i japin fund debatit 23-vjeçar

Lapsi.al 8 April 2025
Madonna dhe Elton John bëjnë paqe, i japin fund debatit

Madonna, 66 dhe Elton John, 78 vjeç bënë paqenë "Saturday Night Live" këtë fundjavë, kur Rocket Man ishte i ftuari muzikor me Brandi Carlile.

"Më në fund i lamë pas hatërmbetjet!!!" Mbretëresha e Pop-it njoftoi në një postim në Instagram së bashku me një foto të saj me John në prapaskenë në "SNL" të vendosur në melodinë e tij klasike "Your Song".

“Gjatë dekadave më lëndoi të dija se dikush që e admiroja aq shumë ndau publikisht mospëlqimin e tij për mua si artiste”, shkroi Madonna për grindjen e tyre. "Nuk e kuptova."

Duke marrë pjesë në regjistrimin "Saturday Night Live" në Nju Jork me të dashurin e saj Akeem Morris, 28 vjeç, Madonna ishte qartësisht e gatshme të përballej me John.

"Më thanë që Elton John ishte i ftuari muzikor në SNL dhe vendosa të shkoja," shkroi ajo. “Më duhej të shkoja në prapaskenë dhe të përballesha me të. Kur e takova, gjëja e parë që i doli nga goja ishte ‘Më fal’ dhe muri mes nesh u rrëzua. Falja është një mjet i fuqishëm. Brenda pak minutash. Ne u përqafuam."

Madje u fol edhe për bashkëpunimin e dy ikonave të muzikës.

“Pastaj ai më tha se kishte shkruar një këngë për mua dhe se donte të bashkëpunonte”, zbuloi Madonna.

Artistja tregoi gjithashtu se si John kishte një ndikim të rëndësishëm tek ajo si artiste.

“Më kujtua kur isha në shkollë të mesme – dola fshehurazi nga shtëpia një natë për të parë Elton të performonte live në Detroit”, tha ajo ndër të tjea. “Ishte një performancë e paharrueshme që më ndihmoi të kuptoj fuqinë transformuese të muzikës.

[embed]https://www.instagram.com/p/DIJ5fWExX68/?igsh=MzRlODBiNWFlZA%3D%3D[/embed]

Por në të kaluarën nuk kishte dashuri mes Madonna-s dhe John-it.

Mosmarrëveshja shkon prapa në vitin 2002 kur John shpërndau "Die Another Day" të Madonna-s, duke e quajtur atë "melodinë më të keqe të Bond-it ndonjëherë".

Më pas, kur Madonna u nominua për Best Live Act në Q Awards në 2004, John bëri një tjetër koment të Material Girl. "Që kur ka filluar sinkronizimi i buzëve?" tha ai gjatë pranimit të çmimit për këngëtarin klasik. "Kushdo që sinkronizon buzët në skenë në publik kur paguani .... për t'i parë, duhet të qëllohet."

John gjithashtu dyshohet se e quajti Madonnën një "lopë të mjerë" pasi ajo refuzoi ftesën e tij për të performuar në festën e beqarisë para dasmës së tij me David Furnish.

Mëria e tyre duket se është "varrosur" tani, me John duke iu përgjigjur postimit të Madonna-s në Instagram: "Faleminderit që erdhe të më shikoje në SNL. Dhe faleminderit që më fale. Nuk jam krenar për atë që thashë. Veçanërisht kur mendoj për të gjithë punën novatore që ke bërë si artiste - duke i hapur rrugën një brezi të tërë artistësh të suksesshëm

"Ti je  gjithashtu një nga njerëzit e parë që u ngrite kundër HIV/AIDS në vitet '80, duke sjellë dashuri dhe dhembshuri për kaq shumë njerëz që kishin shumë nevojë për të. Unë jam mirënjohës që mund të ecim përpara."

Të këshilluara

Megan Fox rikthehet me Machine Gun Kelly?

Megan Fox është në humor të mirë gati dy javë pasi solli në jetë vajzën e saj dhe të ish partnerit, Machine Gun Kelly. Aktorja “ndihet e përtërirë dhe e rifr...

18:41

Vildane Zeneli i vë flakën Instagramit

Modelja shqiptare që gjithmonë di si të tërheqë vëmendjen, Vildane Zeneli, ka ndezur rrjetet sociale me paraqitjen e saj më të fundit. E veshur me një fustan...

14:47

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI