Flash

Përplasje PS-PSD edhe në Shkodër/ Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak

Lapsi.al 8 April 2025
Përplasje PS-PSD edhe në Shkodër/ Dështon mbledhja e

Mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës dështoi të zhvillohej pasditen e kësaj të hëne pasi këshilltarët e PSD dhe PD braktisën sallën duke bërë që të mos arrihet kourumi i duhur.

Pasi u miratuan disa nga pikat e para të rendit të ditës që lidheshin me ndihmën për shtresat sociale, këshilltarja e PSD-së së Tom Doshit, Marin Duhani njoftoi se se socialdemokratët nuk do vijojnë më këtë mbledhje.

Ata akuzuan se vendimet e tjera bëheshin për fushatë elektorale. Pas një pushimi 5-minutësh të njëjtin vendim morën edhe këshilltarët e PD-së të cilët gjithashtu e lanë sallën. Të majtët të mbetur pa numra thanë se vendimi për braktisjen e mbledhjes ishte në dëm të qytetarëve.

Një prej pikave më të rëndësishme të rendit të ditës ishte dhënia e një sipërfaqeje të madhe në plazhin e Velipojës në administrim të ndërmarrjes “Bio Strajca sh.a” me qëllim që shezllonet në këtë sezon veror t’i vendosë kjo shoqëri aksionere e administruar nga bashkia dhe jo më privatët apo operatorë turistikë siç ka qenë më përpara.

LEXO EDHE: Përplasje Rama – Doshi? Socialdemokratët ankohen për presione nga “Vëllai i madh”

Kjo braktisje e mbledhjes së këshillit bashkiak nga PSD-ja është e pazakontë pasi deri tani ata kishin bashkuar votat me PS në çdo vendim. Nga 51 anëtarë që ka Këshilli Bashkiak i Shkodrës, PS ka vetëm 18 anëtarë, 12 i takojnë PSD-së ndërsa pjesa tjetër i përket PD dhe partive tradicionalisht të djathta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI