Flash

Rama: Paga mesatare në sektorin publik është 1000 euro

Lapsi.al 8 April 2025
Rama: Paga mesatare në sektorin publik është 1000 euro

Kryeministri Edi Rama tha sot në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet e tij sociale se taksat e qytetarëve janë investuar te rritja e pagave, ku u shpreh se sot paga mesatare në sektorin publik, është 1000 euro. Më tej shtoi se këto taksa janë gjithashtu në 53 spitale dhe 430 shkolla të reja. Po ashtu u shpreh se taksat gjithashtu janë edhe te Shqipëria që sipas tij pret 12 milionë turistë në vit.

“Taksat e tua janë kudo ku mund të hedhësh sytë, në pagat e rritura të shqiptarëve. Sot paga mesatare në sektorin publik, është 1000 euro. Është një rritje shumë, shumë domethënëse. Janë pagat e mësuesve, mjekëve, infermierëve, ushtarakëve. Taksat janë në 53 spitale të reja, të rindërtuara nga themeli, ose 10 prej tyre të bëra nga e para, që nuk ekzistonin. Taksat janë në 430 shkolla të reja, të rindërtuara nga e para, taksat janë në 400 e kusur qendra shëndetësore dhe ambulanca. Ka plot akoma, që mund të të them. Taksat janë, po t’i hedhësh vështrim Shqipërisë, në trupin e një Shqipërie që pret 12 milionë turistë të vit. Deri dje nuk bëje dot një fotografi në një qytet të Shqipërisë, se ishte tmerr”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI