Flash

Del në ankand kitara e Kurt Cobain

Lapsi.al 9 April 2025
Del në ankand kitara e Kurt Cobain

Fansat e Nirvana kanë marrë një lajm të papritur.

Një nga kitarat e Kurt Cobain do të dalë në ankand, dhe për më tepër, është Fender Stratocaster i bardhë që muzikanti shkatërroi gjatë turneut të tij evropian në 1992.

Këtë të mërkurë, më 9 prill, ofertat për të do të fillojë në orën 9:00 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar me një çmim minimal prej 30,000 dollarë. Kitara u riparua gjatë  turneut, kur grupi po prezantonte albumin e tyre të ri 'Nevermind'.

Ajo u inspektua nga tekniku i famshëm i kitarës Big John Duncan, siç bëri me një tjetër Fender Stratocaster, por në këtë rast blu, të cilin e thyen në vitet '90, duke u shitur për gjysmë milioni euro në vitin 2023.

Kitara  do të shitet në internet në platformën GottaHaveRockAndRoll, vetëm disa ditë pas 31 vjetorit të vdekjes së Kurtit. Ai u vetëvra duke qëlluar veten më 5 prill 1994, në moshën 27-vjeçare.

Në lidhje me vdekjen e tij, fansat kanë hedhur shumë teori, si për shembull se ai nuk ka kryer vërtet vetëvrasje, duke lënë të kuptohet se është vrarë. Hetimi ka pohuar gjithmonë se në shtëpinë e tij është gjetur një fletë vetëvrasjeje, si dhe një armë gjahu gjysmë automatike  në dorën e majtë.

Një hetues, Tom Grant, publikoi detaje të raportit, ku thuhet se ai vdiq me një përzierje substancash në trupin e tij.

Të këshilluara

Megan Fox rikthehet me Machine Gun Kelly?

Megan Fox është në humor të mirë gati dy javë pasi solli në jetë vajzën e saj dhe të ish partnerit, Machine Gun Kelly. Aktorja “ndihet e përtërirë dhe e rifr...

18:41

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI