Flash

Mjeku italian në pranga pasi ndihmoi të fortin shqiptar të arratisej

Lapsi.al 9 April 2025
Mjeku italian në pranga pasi ndihmoi të fortin shqiptar të

Një certifikatë mjekësore e lëshuar për të siguruar lirimin e një të forti shqiptar dhe një vizitë e inskenuar që i mundësoi atij arratisjen nga arresti shtëpiak, i ka kushtuar rëndë një mjeku italian, i cili tashmë përballet me akuza për mashtrim dhe korrupsion.

Gjykata ka vendosur të dërgojë në burg psikiatrin Andrea Pacileo, i punësuar në një spital në Romë, i cili dyshohet se ka ndihmuar Elvis Demçen — një emër i njohur i trafikut të drogës dhe i hetuar nga Prokuroria e Romës — që të përfitojë nga lehtësimet ligjore duke dhënë raporte të rreme mjekësore.

Sipas hetuesve, Pacileo merrte pagesa prej 300 eurosh për çdo seancë konsultimi me Demçen, me qëllimin e përpilimit të dokumentacionit që do të ndihmonte në lirimin e tij nga burgu dhe kalimin në arrest shtëpiak. Këto seanca mjekësore zhvilloheshin në ambientet e spitalit, të përdorura si justifikim për dalje të autorizuara.

Prokuroria dyshon se këto “vizita” u shfrytëzuan nga Demçe për të takuar bashkëpunëtorët e tij dhe për të vazhduar organizimin e aktiviteteve kriminale brenda dhe jashtë spitalit. Mjeku akuzohet se ka lehtësuar qasjen e Demçes jashtë mjediseve të kontrolluara duke shkelur detyrën dhe duke penguar drejtësinë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI