Flash

Përleshje e egër në një bar në Paris: tifozët e PSG e Villa sherr me tavolina e stola

Lapsi.al 9 April 2025
Përleshje e egër në një bar në Paris: tifozët e
Klima rreth ndeshjes së Champions League mes PSG dhe Aston Villa është tashmë e zjarrtë, deri në atë pikë sa 24 orë para fillimit të ndeshjes, në qytet mbizotëron kaosi. Natën kanë ndodhur përplasje të dhunshme mes dy tifozerive, të cilat janë ndeshur në një bar në qendër të Parisit: për pak sekonda disa burra të veshur me të zeza shkatërruan gjithçka dhe u goditën me shqelma, grushte dhe madje edhe me ndonjë stol. Pamjet e përleshjes janë tronditëse dhe autoritetet ende nuk e kanë sqaruar nëse bëhej fjalë për një takim të paracaktuar apo nëse gjithçka ka nisur papritur. Por sido që të ketë qenë, mbi këtë ndeshje kishte tashmë një vëmendje të veçantë: asnjëherë më parë nuk ishte regjistruar një episod dhune mes dy tifozerive, por ky takim ishte cilësuar tashmë si me rrezik incidentesh.

Përleshja masive mes tifozëve në Paris

Pamjet e regjistruara nga brenda barit janë tronditëse dhe tregojnë klimën e terrorit që mbizotëronte në Paris mbrëmjen e djeshme. Rreth 24 orë para fillimit të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League mes PSG dhe Aston Villa, disa përfaqësues të dy tifozerive janë takuar në qendër të qytetit duke shkaktuar një përleshje të çmendur. Në video duken qartë disa burra që grinden, ndërsa të tjerë hedhin stolë apo madje i përdorin ata si armë për të goditur rivalët. Lexo më tej: Barcelona, në Kamp Now për të thyer Murin e Verdhë: prova e dytë “angleze” për PSG Skenat e dhunës janë të pabesueshme, por ende nuk është e qartë nëse bëhej fjalë për një takim të planifikuar. Aston Villa nuk arrinte në këtë fazë të kompeticionit që nga viti 1983 dhe ky event historik ka bërë që 3000 tifozë të ndërmarrin udhëtimin, megjithëse ishin vënë në dispozicion vetëm 2000 bileta për klubin anglez. Kjo do të thotë se të paktën një mijë anglezë kanë mbërritur në Paris pa pasur mundësi të hyjnë në stadium, një situatë që ka bërë të shtohet vëmendja mbi këtë ndeshje të cilësuar si me rrezik. Pavarësisht vëmendjes së veçantë, asgjë nuk ka mundur ta ndalë përleshjen, e cila ka vazhduar për mjaft kohë përpara se të ndërhynte policia për ta shuar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI