Flash

Prapaskenat/ Kush është njeriu që e bindi Trump të arsyetojë për tarifat

Lapsi.al 9 April 2025
Prapaskenat/ Kush është njeriu që e bindi Trump të

Shumë në Wall Street shpresonin se Scott Bessent do të ishte “zëri i arsyes” në administratën Trump. Natyrisht Sekretari amerikan i Thesarit e refuzon këtë etiketim. Ai u tha gazetarëve se plani për një pauzë 90-ditore të tarifave reciproke ishte ideja e Trump që në fillim dhe se kjo është "art i të bërit biznes".

Një miliarder i lindur në Karolinën e Jugut dhe pasardhës i Huguenotëve francezë, themelues i fondit të investimeve Key Square, homoseksual i hapur, Bessent ishte nga viti 1991 deri në 2015 (në një interval të shkurtër) krahu i djathtë i George Soros, financierit demokrat më të urryer nga e djathta.

Ai u konsiderua si një zgjedhje pragmatike dhe qetësuese për Thesarin si nga Wall Street ashtu edhe nga klasa politike e Uashingtonit (ai pëlqehet edhe nga Steve Bannon). Ndryshe mendon një tjetër mik miliarder i Trump, Howard Lutnick, i cili synonte të njëjtën post, por u bë Sekretar i Tregtisë. Bessent është një ekspert i trazirave financiare. Fondi i tij i siguracioneve vuri bast (dhe pati të drejtë) në 2022 se inflacioni në SHBA do të zgjaste më shumë se sa pritej.

Sa u përket tarifave, Bessent përqafoi argumentin e Trump se ato nevojiten për të ribalancuar bilancin tregtar, por sugjeroi një qasje në rritje, duke filluar nga 2.5% kundrejt 19 vendeve me suficitet më të këqija tregtare, me rritje të së njëjtës përqindje çdo muaj deri në një maksimum prej 20% (siç kishte premtuar Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore). Kjo sipas tij do t’u jepte vendeve të huaja kohë për të rregulluar tarifat në negociata me administratën amerikane. Por Trump donte shumë më tepër se 2.5%. Sekretari i Thesarit dukej se e kishte humbur atë betejë.

Megjithatë, më 2 prill, në Kopshtin e Trëndafilave, nuk kishte vetëm mbështetës të vendosur të tarifave. Howard Lutnick i dorëzoi Trumpit tabelën me numrat dhe këshilltari i tregtisë Peter Navarro u shpjegoi të dhënat gazetarëve. Bessent, në krahun tjetër dha intervista në CNN dhe Bloomberg News ku, diplomatikisht, ai këshilloi vendet të mos përgjigjeshin me kundërtarifa. Atyre që e pyesnin nëse tarifat ishin të përhershme, ai u përgjigjej: “Do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe çfarë mendon presidenti”.

Me rënien e tregjeve të aksioneve dhe shtimin e kritikave (madje edhe nga mbështetësit e Trump), senatori republikan Ted Cruz sugjeroi se kishte "engjëj dhe djaj" që pëshpëritnin në veshin e presidentit (djajtë janë ata që duan "tarifa të larta përgjithmonë"). Të dielën e kaluar, dy ditë pasi tarifat hynë në fuqi, Bessent shkoi të fliste me Trump në Mar-a-Lago dhe u kthye me të në Uashington. Të hënën, vetë Bessent njoftoi në mediat sociale se ai, së bashku me Përfaqësuesin Tregtar të SHBA, Jamieson Greer kishin marrë drejtimin e negociatave për tarifat.

"Bessent dhe Greer janë më të kualifikuar për të negociuar pa u nevrikosur. Ata janë si oficerët më të mirë të policisë për të menaxhuar trafikun drejt uljes së tensioneve dhe drejt rezultateve domethënëse" - tha një burim i Shtëpisë së Bardhë për Financial Times. "Polici i mirë" sugjeroi të martën se bisedimet me Japoninë dhe Korenë e Jugut do të çonin shpejt në një marrëveshje që do të lehtësonte tarifat, duke anashkaluar, tani për tani, linjën e ashpër të Lutnick dhe Navarro.

Bessent pritej në Kongres dje në mëngjes për një seancë dëgjimore, por ai dërgoi zëvendësin e tij duke shpjeguar se ishte thirrur nga Trump. Sekretari i Thesarit ishte në Zyrën Ovale kur Presidenti njoftoi (përmes rrjeteve sociale) pauzën 90-ditore dhe ishte ai që shpjegoi vendimin për gazetarët. Lutnick, megjithatë, ka shkruar në rrjetet sociale se edhe ai ishte aty. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI