Flash

Rama në fushatë: Paga minimale do bëhet 500 euro!

Lapsi.al 9 April 2025
Rama në fushatë: Paga minimale do bëhet 500 euro!

Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme strategjinë e punësimit në tregun e punës me objektiv zhvillimin e arsimit profesional në ambientet e Tirana Industrial Park. Rama tha se brenda 2030, synojnë që papunësinë ta ulim në 6%. Ai ripërsëriti premtimin për pagën minimale prej 500 eurosh në janarin e 2026. Sipas tij, duke rritur pagat në sektorin publik, nxitet edhe sektorin privat.

"Në 2030 synojmë të kemi një papunësi 6%. Do të rrisim pagën minimale në 500 euro në janar 2026. Ppor, po të përjashtojmë një kategri të veçantë, që vetëm ulet në numër, paga minimale është shumë herë më e lartë.

Ta çojmë pagën mesatare nga 830 në 1000 euro në sektroin privat Brenda mandatit të katërt. Kemi nevojë të shohim me shumë më tepër optimizëm rritjen e pagave në sektorin public. Duke rritur pagat në sektorin publik, kemi nxitur edhe sektorin privat", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI