Flash

Top Channel, kompleksim nga përgjimet, apo shitje e Veliajt

Lapsi.al 9 April 2025
Top Channel, kompleksim nga përgjimet, apo shitje e Veliajt

Pasi televizioni më i madh në vend, Top Channel është vënë në tehun e kritikave prej zbardhjes përgjimeve, ku Veliaj jepte direktiva që i përcaktonin vijën editoriale, së fundi në lajmet e tij është vënë re një ndryshim drastik. Lapsi.al ka parë me lupë dy kronika të sotme ku vihet re një thyerje e madhe si për qëndrimin ndaj korrupsionit të Veliajt ashtu edhe për arsyet se përse ai duhet mbajtur në burg.

Dokumenti/ Si u përdor Nesti Angoni për të lënë në burg Erion Veliajn

Së pari, duke i'u referuar dosjes së gjykatës, Topi prodhoi një lajm ku që në titull theksohej se "GJKKO hedh poshtë pretendimet e Veliajt", duke vulosur se vila në Qerret është e kryebashkiakut (shiko foton poshtë).

Për një kohë të gjatë, të gjitha mediat që mbështesnin kryebashkiakun kanë pasur si linjë se vila e Qerretit është e vjehërrit të tij, madje publikuan edhe foto të babait të ndjerë të Ajola Xoxës duke darkuar në mjediset e asaj shtëpie.  

Ndonëse kronika e përgatitur nga gazetarja Anila Hoxha është korrekte dhe pasqyron prtendimet e të dyja palëve, së pari, të SPAK-ut që raporton qelizat telefonike të kryebashkiakut socialist në atë zonë dhe gjithashtu dhe alibinë e tij se aty është gjendur për fushatën elektorale të PS-së, ajo që bie në sy është titulli i lajmit. Aty merret e mirqenë se vila është e Veliajt, gjë që pritet ende të gjykohet, duke marë një qëndrim redaksional të hapur kundër kryebashkiakut.

Andi Bushati: Si po LALI-zohet propaganda e SPAK 

Dhe ky episod duket se nuk është rastësi. Po këtë të mërkurë Top Channel ka prodhuar një tjetër lajm mbi këtë temë i cili merr të mirqenë akuzëm më të rëndë kundër çiftit Velaij-Xoxe, atë se ata kanë intimiduar dëshmitarët për të prishur hetimet. Titulli i këtij lajmi e merr të mirqenë faktin se dëshmitarja Ina Goxhaj është frikësuar duke përligjur akuzën më të fortë të SPAK për mbajtjen në burg të kryebashkiakut të Tiranës (shiko foton poshtë).

Në Dosjen e GJKKO së apelit, që është bërë publike së fundi, Top Channel renditet mes atyre mediave që Veliaj udhëzon për të mbajtur lart presionin kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve. Madje ai i porosit njerëzit nga burgu që të komunikojnë me trashigimtaren e Top Channel që drejton punën e përditshme, Lorin dhe bashkëshortin e saj, Visin. Psh nga përgjimi i datës 4 mars (shiko faksimilen e dosjes poshtë), një javë para procesit për masën e arrestit, ai jep porositë e më poshtme, ku duket qartë se ka një pakt me televizionin më të madh në vend për ta mbështetur.

Po çfarë ka ndodhur që nga strategjia e mbrojtjes së Veliajt duket sikur Topi ka marrë kthesë? A të jetë një rastësi e një mediaje ku gjithmonë i është dhënë më shumë rëndësi spektaklit se informacionit? A ka të bëjë kjo edhe me marshin indietro që i ka futur Rama dhe PS mbrojtjes publike të Lalit? Apo mos vallë është thjeshtë një dëshmi skrupujsh para opinionit publik, para të cilit Top Channel ka rezultuar si një media që drejtohet nga "kryeredaktori" i burgosur?

Vendimi i Apelit: Veliaj-Xoxa-Abule, si grup i strukturuar kriminal!

Të gjitha këto hipoteza mbeten të hapura për tu parë në ditët në vijim. Ajo që është e dukshme konsiston në faktin se këtë të mërkurë është vërejtur një thyerje drastike e qëndrimit editorial pro Veliaj.   

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI