Flash

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Vendimi i Apelit: Veliaj-Xoxa-Abule, si grup i strukturuar kriminal!

Lapsi.al 9 April 2025
Vendimi i Apelit: Veliaj-Xoxa-Abule, si grup i strukturuar kriminal!

Ndërsa Erjon Veliaj priste nga gjykatësi i Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi që të lehtësohej nga masa e sigurisë që e la në burg, më 13 mars, jo vetëm që u konfirmuar “arresti me burg” por tashmë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe mikun e tij Elman Abule, qëndron hija e një akuze të re, shumë më e rëndë; për grup të strukturuar kriminal.

Në vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila po heton çështjen, thuhet se Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe Elman Abule kanë vepruar si një grup për përfitime materiale, me tipare që përputhen me një “grup të strukturuar kriminal”.

“Në këtë kontekst, gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 28/4 i Kodit Penal, duke qenë se përmbushen kriteret e pluralitetit të personave (tre persona), kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material (pastrimi i produkteve të veprës penale të korrupsionit) si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë), pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata.”

Me këtë arsyetim, Gjykata legjitimoi masën e arrestit me burg ndaj Veliajt, duke dhënë një sinjal të qartë se qëndon në anën e SPAK që ka në dorë jo vetëm indicie për korrupsion, por edhe për një strukturë kriminale që përfshin rrethin më të ngushtë të kryebashkiakut të Tiranës. Kjo anësi e Apelit të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i vuri kapak jo vetëm shpresave të Erjon Veliajt për të dalë nga burgu, por edhe luftës që ai i shpalli prokurorëve nëpërmjet një fushate sharjesh, kërcënimesh dhe shantazhesh.

Prej datës 10 shkurt, kur Veliaj u arrestua në zyrën e tij, ai shpërtheu me një lumë akuzash dhe epitetesh fyese kundër prokurorit Ols Dado dhe kundër gjykatësit Erjon Bani.

Në statuset e tij, Veliaj ka përdorur një arsenal epitetesh për prokurorin Ols Dado të cilin e kishte cilësuar si një “muzikant i dështuar”, “violinist mediokër”, “hajvan” “që e kanë bërë prokuror shoqet” dhe “lunatik që nuk e ka idenë se çfarë është drejtësia”. Ndërkohë, gjykatësi Erjon Bani është quajtur “thertorja e drejtësisë”, “kasap i ligjit”, “vegël qorre e politikës së vjetër” dhe “shërbëtor i turpshëm i sistemit”.

Në një tjetër mesazh ai shkruantë: “Si mund të flasësh për drejtësi, kur ke përpara një zvarranik që nuk ka ditur as të luajë violinë e lëre më të bëjë drejtësi?!” dhe më tej e quan prokurorin “një skuth të pështirë që ndjek urdhra me sy mbyllur”.

Ende nën efektin e pushtetit që i kishte falur politika dhe pa e kuptuar se tashmë situata ishte një tjetër, Erjon Veliaj e akuzonte Ols Dadon si një njeri që e kishte marrë pozicionin me “shoqe” dhe që po e përdor pushtetin për të bërë një “veting të paligjshëm mbi 20 vitet e jetës sime – 10 vite si aktivist dhe 10 vite si shërbëtor publik”. Por kjo gjuhë e Veliajt në rrjetet sociale, e shoqëruar me një fushatë shkrimesh mediatike, vetëm sa e përkeqësoi situatën për të dhe njerëzit përreth. Dhe me këtë hamendësim që ka bërë gjykatësi Engert Pëllumbi për grup të strukturuar kriminal, Veliaj ka kuptuar se vërtet situata sot është shumë keq, por mund të shkojë akoma më keq.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI