Flash

Zbulohen detaje nga Met Gala 2025

Lapsi.al 9 April 2025
Zbulohen detaje nga Met Gala 2025

Met Gala 2025, e planifikuar për në 5 maj, premton të jetë një nga më të paharrueshmet, me një listë të ftuarish që përfshin figura të shquara nga argëtimi dhe moda.

Ndër emrat kryesorë të këtij eventi do të jenë këngëtarja kolumbiane Shakira dhe aktorja Rachel Zegler, e njohur për rolin e saj në 'Borëbardha'.

Shakira, e cila bëri debutimin e saj në Met Gala në 2024, do të rikthehet këtë vit për të mahnitur sërish në tapetin e kuq. Prania e saj përforcon pozicionin  si një ikonë globale jo vetëm në muzikë, por edhe në botën e modës.

Nga ana tjetër, Rachel Zegler ka marrë një ftesë  për këtë event, ndonëse besohet se ndoshta nuk do të mund të marrë pjesë për shkak të angazhimeve të saj profesionale në Londër, ku do të jetë në provat e muzikalit ‘Evita’, i cili do të hapet më 14 qershor.

Tema e Met Gala 2025 është "Superfine: Tailoring Black Style", me kodin e veshjes "Tailored for You". Kjo qasje feston elegancën dhe ndikimin e stilit të zi në modë.

Bashkëpritësit e këtij viti përfshijnë Colman Domingo, pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, A$AP Rocky dhe Pharrell Williams, ndërsa  LeBron James do të shërbejë si kryetar nderi.

Komiteti pritës i këtij viti është plot me figura të shquara, nga atletë si Simone Biles, Angel Reese dhe Sha'Carri Richardson, te regjisorët si Spike Lee dhe Regina King, si dhe muzikantë si Usher, Tyla dhe Andre 3000.

Përveç Shakirës dhe Zeglerit, të tjerë të famshëm që priten të marrin pjesë përfshijnë Lizzo, Mary J. Blige dhe modelet Amelia Grey dhe Ashley Graham. Lista e të ftuarve gjithashtu thuhet se përfshin atletë të shquar, si Paige Bueckers.

Megjithatë, disa personazbe e kanë refuzuar ftesën këtë vit, duke përfshirë supermodelen Gisele Bündchen, e cila vendosi të mos merrte pjesë në mënyrë që të kalonte kohë me partnerin e saj Joaquim Valente dhe të porsalindurin e tyre.

 

Të këshilluara

Del në ankand kitara e Kurt Cobain

Fansat e Nirvana kanë marrë një lajm të papritur. Një nga kitarat e Kurt Cobain do të dalë në ankand, dhe për më tepër, është Fender Stratocaster i bardhë që...

16:15

Megan Fox rikthehet me Machine Gun Kelly?

Megan Fox është në humor të mirë gati dy javë pasi solli në jetë vajzën e saj dhe të ish partnerit, Machine Gun Kelly. Aktorja “ndihet e përtërirë dhe e rifr...

18:41

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI