Flash

Aksident i rëndë në Greqi, mjeti i shqiptarit përplaset me një tjetër, vdes pasagjeri

Lapsi.al 10 April 2025
Aksident i rëndë në Greqi, mjeti i shqiptarit përplaset me

Një aksident trafiku me përplasje mes dy mjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Agia Varvarës, afër Karystos në Greqi, konkretisht në km 4 të rrugës kryesore që të çon në Lepoura.

Një automjet, i drejtuar nga një shtetas shqiptar 35 vjeç është përplasur kokë më kokë me një mjet që lëvizte në drejtim të kundërt (në drejtim të Karystos) që drejtohej nga një 75-vjeçar grek.

Përplasja e dhunshme ka sjellë përmbysjen e mjetit të parë dhe vdekjen e një pasagjeri 42-vjeçar, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë katër persona të tjerë, drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë të tjerë grekë, 33, 34 dhe 33 vjeç (ky i fundit më i lehtë). I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit të dytë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të liruar fatkeqin dhe të plagosurin. Komisariati përkatës po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve që çuan në ngjarjen e rëndë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI