Flash

Europa League nën pushtetin e borës: Uefa vendosi, Bodo/Glimt-Lazio do të luhet

Lapsi.al 10 April 2025
Europa League nën pushtetin e borës: Uefa vendosi, Bodo/Glimt-Lazio do
Tetë ndeshjet e para çerekfinale të Europa dhe Conference League do të luhen mbrëmjen e sotme. Spikat përballja në Lyon, ku francezët do të presin Manchester United. Drithërues e i paparashikueshëm edhe takimi në Londër ku Tottenham pret gjermanët me pretendime të Eintracht Frankfurt. Bajrami e Rangersi i tij do të presin baskët e Athletic, që në mendje kanë finalen në shtëpinë e tyre, ndërsa mes dëborës Lazio duhet të përballojë furinë e akullt të Bodoe/Glimt. LUHET EDHE NË DËBORË Mbledhja teknike mes UEFA-s dhe delegacioneve të klubit Lazio dhe Bodo/Glimt, e zhvilluar këtë mëngjes në orën 10:30, ka vendosur që të vazhdohet rregullisht me zhvillimin e ndeshjes së pasdites së sotme në orën 18:45, e vlefshme për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Europa League. Delegati i UEFA-s ka komunikuar në fakt se “nuk ekzistojnë kushtet për shtyrje”: pas reshjeve të dendura të dëborës që ranë mbi qytetin norvegjez të vendosur përtej Rrethit Polar Arktik gjatë natës dhe mëngjesit, parashikimet e motit njoftojnë në fakt për një përmirësim duke filluar nga mesdita. Stadiumi Aspmyra Stadion është i pajisur me një sistem të brendshëm ngrohjeje, brenda orës së fillimit të ndeshjes - kanë siguruar përgjegjësit e UEFA-s - kushtet e fushës së lojës do të jenë të tilla që të mundësojnë zhvillimin e ndeshjes.

Knockout Stage Europa League

18:45 Bodoe/Glimt - Lazio 21:00 Lyon - Manchester United 21:00 Rangers - Athletic Club 21:00 Tottenham Hotspur - Eintracht Frankfurt Në Conferencë League favoritët e mëdhenj Chelsea e Fiorentina do të jenë të impenjuar në transfertë. Anglezët do të priten në Varshavë nga Legia, ndërsa italianët luajnë ndaj Celje. Nuk duket e vështirë në letër sfida që Betis ka në Sevilje përballë Jagellonias, ndërsa Djugarden përplaset me Rapidin e Vjenës.

Conference League Quarter-Finals

18:45 Legia Warszawa - Chelsea 21:00 Djurgaarden - Rapid Wien 21:00 NK Celje - Fiorentina 21:00 Real Betis - Jagiellonia Bialystok

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI