Flash

Justin Bieber shpërthen ndaj paparacëve: Doni vetëm para

Lapsi.al 10 April 2025

Justin Bieber ka shpërthyer ndaj paparacëve në Palm Springs, Kaliforni.

Në një video të publikuar nga TMZ, këngëtari shfaqet duke u afruar te paparacër dhe duke u thënë të largohen, duke theksuar se ata nuk kujdesen për njerëzit, por vetëm për paratë.

Ky incident ndodhi pak para fillimit të festivalit Coachella, ku Bieber ishte i pranishëm me miqtë e tij. Në muajin mars, ai pranoi në një postim në rrjetin e tij social, Instagram, se po përballej me probleme të menaxhimit të zemërimit.

Edhe unë kam probleme me zemërimin, por dua të rritem dhe të mos reagoj aq shumë,” shkroi Bieber.

Më vonë të shtunën, këngëtari i “Ghost” postoi një video të tij duke luajtur muzikë me një grup.

“Mendoj se e urrej veten ndonjëherë kur ndiej se filloj të bëhem joautentik”, shkroi ai postimin.

Ai shtoi, “Pastaj mbaj mend që të gjithë po na bëjnë të mendojmë se nuk jemi të mjaftueshëm, por unë ende urrej kur ndryshoj veten për të kënaqur njerëzit.”

 

 

Të këshilluara

Zbulohen detaje nga Met Gala 2025

Met Gala 2025, e planifikuar për në 5 maj, premton të jetë një nga më të paharrueshmet, me një listë të ftuarish që përfshin figura të shquara nga argëtimi dhe ...

18:25

Del në ankand kitara e Kurt Cobain

Fansat e Nirvana kanë marrë një lajm të papritur. Një nga kitarat e Kurt Cobain do të dalë në ankand, dhe për më tepër, është Fender Stratocaster i bardhë që...

16:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI