Flash

Mbante pistoletë pa leje në banesë, pranga 34-vjeçarit në Vlorë

Lapsi.al 10 April 2025
Mbante pistoletë pa leje në banesë, pranga 34-vjeçarit

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi mbante pistoletë pa leje në banesë. Gjatë operacionit u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, si dhe dhjetëra fishekë për armë zjarri kallashnikov

"Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë vijuar kontrollet dhe ndërhyrjet intensive në të gjithë territorin e qarkut, me fokus goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe të çdo veprimtarie të paligjshme që rrezikon jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Në këtë kuadër, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, mbrëmjen e djeshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nightfall 2”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Tragjas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, si dhe dhjetëra fishekë për armë zjarri kallashnikov. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI