Flash

Rama: Kryeministri britanik Starmer do të vizitojë Tiranën para Samitit

Lapsi.al 10 April 2025
Rama: Kryeministri britanik Starmer do të vizitojë Tiranën para

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria po ndërtohet edhe falë aleancave të krijuara me shtetet e huaja, qoftë në Perëndim apo në Lindje. Rama u shpreh se më parë, Shqipëria këto aleanca i ka pasur vetëm teorike dhe në letër.

Ai bëri me dije se kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer do të vizitojë muajin e ardhshëm vendin tonë. Sipas tij, Starmer ka kërkuar të vijë para samitit të Komunitetit Politik Evropian, ndërsa shtoi se kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri britanik në Shqipëri.

"Këtë vend e ndërtuam dhe po e ndërtojmë së bashku me shumë njerëz, dhe falë aleancave që kemi ndërtuar. Kemi ndërtuar aleancat më të fortat që ka pasur Shqipëria ndonjëherë, më të fortat të Perëndimit, qoftë në Lindje, qoftë me botën demokratike perëndimore apo me atë arabe. Qoftë me BE, apo Turqinë, me SHBA, me Emiratet e Bashkuara, kështu që kanë ndihmuar dhe ndikuar. Nuk i ka pasur Shqipëria këto aleanca, i ka pasur në letër dhe teorike. Të shohësh vizitat që bëhen sa e sa krerë shtetesh kanë ardhur për herë të parë. Pas një muaji do të vijë në vizitën e parë zyrtare, e ka kërkuar të vijë përpara samitit kryeministri britanik. Asnjëherë nuk ka ardhur një kryeministër britanik për një vizitë zyrtare, ka ardhur vetëm njëherë Tony Blair për të shkuar në Kukës, ishte vizitë bilaterale. Hera e parë që vjen një kryeministër britanik. Hera e parë që një president i Francës, do të vijë përsëri dhe ka pasur plot të tjerë që kanë ardhur për herë të parë.", tha Starmer.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 89.5 lekë dhe...

07:50

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI