Flash

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Lapsi.al 10 April 2025
Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk.

Aktorja - e cila është vajza më e vogël e Bruce Willis dhe Demi Moore - pranoi se ka "përvojë personale" se si të përballojë me sukses ngritjet dhe uljet e një familjeje të përzier.

"Kam shumë për të thënë për këtë! Sidomos raporti me një njerk," komentoi Tallulah, 31 vjeç, në postimin e Gwyneth Paltrow në Instagram rreth "realiteteve të habitshme të prindërimit me njerk".

Paltrow dhe bashkëshorti i saj, Brad Falchuck, diskutuan temën në episodin e së martës të "The Goop Podcast".

Kur një përdorues i Instagramit e pyeti Tallulah drejtpërdrejt nëse komenti i saj po i referohej Kutcher - i cili ishte i martuar me nënën e saj nga viti 2005 deri në vitin 2013 - Tallulah rrëfeu: "Ky ndoshta duhet të kishte qenë një mesazh privat lol, por po, kam përvojë personale me këtë."

“Është një bisedë e rëndësishme, të them të drejtën”, shtoi ajo më vonë në postim. “Gjithashtu. Askush nuk ka nevojë të jetë djalë i keq që një situatë të shërohet. Ka vend për të gjithë.”

Në shtator të vitit 2005, Kutcher, 47 vjeç, dhe Moore, 62 vjeç, u martuan  në oborrin e shtëpisë së Beverly Hills, pasi u takuan në vitin 2003.

Aktoti i “That ’70s Show” mori rolin e njerkut të tre vajzave të Moore: Rumer, Scout dhe Tallulah. Tallulah ishte vetëm 11 vjeç kur të dy thanë “Po”.

Kutcher paraqiti kërkesë për divorc nga Moore në dhjetor 2012, duke përmendur dallime të papajtueshme. Divorci i tyre u finalizua pothuajse një vit më vonë.

Aktori i “No Strings Attached” u martua me Mila Kunis, me të cilën ka dy fëmijë: vajzën Wyatt dhe djalin Dimitri.

Ndërkohë, babai i Tallulah, Bruce, u martua me Emma Heming Willis në vitin 2009 dhe mirëpriti dy fëmijë të tjerë: vajzat Mabel dhe Evelyn.

Tallulah më parë foli për marrëdhënien e nënës së saj me Kutcher në një episod të vitit 2023 të “Stars on Mars”.

“Në vitin 2003, nëna ime sapo kishte filluar të dilte me Ashton… po ndodhnin shumë gjëra”, kujtoi ajo, për mënyrën se si ishte të rritesha në një familje të famshme.

Kutcher, nga ana e tij, ende ka dashuri për tre vajzat e Demo.

“Unë po ndihmoja në rritjen e vajzave gjatë adoleshencës së tyre”, tha ai gjatë një paraqitjeje  në vitin 2020 në podkastin “WTF with Marc Maron”.

“I dua. Nuk do të ndalem kurrë së dashuri dhe respektuari dhe nderuari ato dhe duke mbështetur suksesin e tyre në çfarëdo që të ndjekin.”

Të këshilluara

Zbulohen detaje nga Met Gala 2025

Met Gala 2025, e planifikuar për në 5 maj, premton të jetë një nga më të paharrueshmet, me një listë të ftuarish që përfshin figura të shquara nga argëtimi dhe ...

18:25

Del në ankand kitara e Kurt Cobain

Fansat e Nirvana kanë marrë një lajm të papritur. Një nga kitarat e Kurt Cobain do të dalë në ankand, dhe për më tepër, është Fender Stratocaster i bardhë që...

16:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI