Flash

Flasin prindërit e Ilaria Sulës: Nëna e Mark Samson nuk është nënë

Lapsi.al 11 April 2025
Flasin prindërit e Ilaria Sulës: Nëna e Mark Samson nuk

Babai i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare e vrarë me thikë nga ish-i dashuri i saj Mark Antony Samson në Romë, nuk e pranon ndjesën e tij nga qelia. “Nuk ka justifikime. Nuk ka dhe nuk më intereson ajo që ka shkruar. Ka humbur kohën kot”, - thotë Flamur Sula, pasi 23-vjeçari i akuzuar për vrasje dhe fshehje kufome dërgoi një letër falje.

"Nuk e prisnim letrën në këtë kohë - vazhdon babai i Ilarias – “ndoshta pas 30 apo 40 vjetësh, por jo tani. Ai thotë se po qan, por ne kemi qarë për vajzën tonë për 20 ditë. Ilaria nuk e meritonte këtë fund. Është e pamundur ta harrosh. Nuk ka justifikime. Faljet nuk ekzistojnë, nëse e dua dikë, nuk e vras atë dhe pastaj them se e dua".

Babai i Ilaria Sulës, për më tepër, është i sigurt se vajza e tij “nuk ka shkuar në shtëpinë e Mark Samsonit” me dëshirën e saj. “Ilaria nuk shkoi kur ishin të lumtur bashkë, si shkoi kur u ndanë? Është absurde”, shton ai. "Kush ishte Ilaria? Vetëm shikoni përreth, vetëm dëgjoni njerëzit të flasin. Ajo kishte aq shumë ëndrra, aq shumë ëndrra... donte të bëhej financiere. Më tha “ke një vajzë të mrekullueshme dhe duhet të jesh e lumtur për vajzën që ke”. Po bëhej gati të diplomohej në tetor".

"E pyeta Markun, atë vrasës, "a ke lidhje me këtë histori që Ilaria u zhduk?" Ai m'u përgjigj “Unë e dua Ilarian... Nuk do ta lëndoja kurrë” dhe përkundrazi e kishte bërë”, thotë babai i Ilaria Sulës, duke rrëfyer momentet që kaloi në komisariat me të riun që më pas u arrestua për vrasjen e kryer.

Nëna e Ilarias, Gëzimja, foli për nënën e Mark Samsonit. “Ajo nuk është nënë, një nënë si ajo nuk duhet të ekzistojë”, thekson ajo pa ngritur kokën. "Një nënë - shton ajo - nuk mund ta ndihmojë djalin të fshehë një kufomë, të fshehë vajzën tonë. Nuk e di se çfarë zemre ka. Nuk e di...".

Prindërit kanë folur më në fund për mesazhet e fundit të marra nga telefoni i vajzës se tyre. "Çfarë mendonim? Se nuk ishte ajo. Nuk ishte Ilaria. Sepse po të ishte ajo, çfarëdo që të kishte bërë, në të mirë e në të keq, do të na e thoshte. Në fakt do të na kishte telefonuar, jo do të na dërgonte mesazh apo “story” në Instagram. Ai i dinte të gjitha kodet", thotë babai. “Ilaria ishte një vajzë e fortë që kishte shumë ëndrra”, thotë nëna e saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI