Flash

Gjykata Kushtetuese heq sekuestron për disa pasuri të Arben Ahmetaj

Lapsi.al 11 April 2025
Gjykata Kushtetuese heq sekuestron për disa pasuri të Arben Ahmetaj

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj për sekuestrimin e pasurive.

Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën "Kreshnik Çollaku", një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur gjithashtu dërgimin e çështjes edhe njëherë për gjykim në Apelin e Posaçëm.

VENDIMI I PLOTË:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-2048, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në pjesën që lidhet me sekuestrimin e pasurive:

- Apartament me nr. xxx, rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë.

- Llogari bankare nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank.

- Depozitë nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank.

3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

4. Anonizimin e të dhënave personale në tekstin e vendimit që publikohet.

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht ankimin e Ahmetajt, shfuqizohen.

Arben Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ai akuzohet për kryerjen e tre veprave penale: “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncesionare.

Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare. Në muajin korrik të vitit 2023, organi i akuzës lëshoi urdhër arresti ndaj tij dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024-s i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

Të këshilluara

"Mamica" tregon sekretin e fitores së PS-së

Drejtuesja politike e qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Elisa Spiropali mbajti fjalën e saj gjatë takimit të vajzave dhe grave socialiste në sallën e TK...

19:01

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI