Flash

Kina hakmerret ndaj SHBA, çon tarifat në 125% për mallrat amerikane

Lapsi.al 11 April 2025
Kina hakmerret ndaj SHBA, çon tarifat në 125% për mallrat

Pekini ka njoftuar tarifa të reja prej 125% për mallrat e importetit që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Kjo rritje vjen pas nga 84% që ishte shpallur të mërkurën.

Ministria e Financave e Kinës ka deklaruar se nëse SHBA këmbëngul të vazhdojë të cenojë interesin e Kinës në mënyrë thelbësore, Kina do të marrë me vendosmëri kundërmasa dhe do të luftojë deri në fund.

Lexo më tej: Tarifa të zhurmshme por strategji të heshtur: Si po e minon fshehurazi Kina-Amerikën 

Ministri i Tregtisë i Kinës ka thënë gjithashtu se vendi kundërshton dhe dënon me vendosmëri masat e padëshiruara të tarifave të njëanshme të SHBA-së. Ai tha gjithashtu se vendosja e përsëritur e tarifave anormalisht të larta nga SHBA është kthyer në një “lojë numrash” dhe nuk ka asnjë rëndësi ekonomike praktike.

Ministria i ka kërkuar SHBA-së të ndërmarrë një hap të madh në anulimin e të ashtuquajturave ‘tarifa reciproke’ dhe të korrigjojë plotësisht praktikat e saj të gabuara.

Të këshilluara

Prada blen Versace për 1.25 miliardë euro

Prada dhe Capri Holding gjejnë gjuhën e përbashkët për blerjen e Versace nga grupi italian. Marrëveshja parashikon blerjen e 100% të markës Medusa për një vlerë...

21:23

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI