Flash

“La Repubblica”: Ishin me pranga, policia shqiptare kërkoi fotografimin e emigrantëve

Lapsi.al 11 April 2025
“La Repubblica”: Ishin me pranga, policia shqiptare kërkoi

Gazeta italiane “La Repubblica” thekson që në titull se 40 emigrantët që u dërguan në Shqipëri ishin të prangosur. Ata u zbarkuan në orën 16:00 të së premtes në portin e Shëngjinit, me anijen “Libra”, e cila u nis nga Brindisi në orën 08:30. Secili prej tyre shoqërohej nga dy policë që i shoqëronin njëri përpara dhe tjetri nga pas.

“Ne i pamë me shirita në kyçet e dorës dhe kjo vërtet na goditi”, - u shpreh Francesco Ferri nga organizata Action Aid. "Është e paligjshme" - shton avokati Gennaro Santoro i Antigone. Eurodeputetja Cecilia Strada kërkoi shpjegim nga policia italiane: "Ata po dilnin të prangosur. Na thanë se e bënë për të mos lënduar veten" - citon "La Repubblica".

LEXO EDHE: “Associated Press”: Emigrantët e rinj në Gjadër, e paqartë nëse mbështetet në ligj

40 emigrantët u mblodhën nga të gjitha CPR-të italiane, përveç atyre në Macomer dhe Trapani. Ata janë kryesisht tunizianë dhe marokenë, por disa vijnë edhe nga vende të tjera si Bangladeshi dhe Moldavia.

Ata i hipën menjëherë në një autobus që hyri në hotspotin aty pranë. Për procedura të tjera nuk kishte nevojë, pasi tashmë ishin identifikuar, por policia shqiptare, kësaj here kërkoi që të mund t'i fotografonte. Ndalesa tjetër ishte qendra e Gjadrit.

Aty akomodimi i tyre është bërë në qendrën e paraburgimit dhe riatdhesimit, ku do të presin urdhrin e dëbimit, edhe pse avokatët e tyre tashmë po përgatisin ankesat kundër vlefshmërisë së paraburgimit ose për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI