Flash

Ndahet nga jeta legjendari Beenhakker: i vetmi që fitoi titullin me Ajax e Feyenoord

Lapsi.al 11 April 2025
Ndahet nga jeta legjendari Beenhakker: i vetmi që fitoi titullin me Ajax e

Ka ndërruar jetë trajneri legjendar holandez Leo Beenhakker, i vetmi që ka arritur të fitojë titullin kampion në Eredivisie si me Ajax ashtu edhe me Feyenoord. Gjatë karrierës së tij të gjatë, tekniku nga Roterdami, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, ka drejtuar gjithashtu edhe Real Madrid si dhe Kombëtaren e Holandës.

Pikërisht për eksperiencat e tij në Spanjë, ai u pagëzua me pseudonimin ‘Don Leo’ dhe me Real Madridin arriti të fitonte tre kampionate radhazi, pas aventurës së tij të parë në futbollin spanjoll në krye të Saragozës, mes viteve 1981 dhe 1984. Gjatë karrierës së tij si trajner, Beenhakker ka drejtuar plot 11 klube dhe katër kombëtare të ndryshme. Në vitin 1990 drejtoi Holandën në Botërorin e Italisë, ndërsa më pas ishte edhe përzgjedhës i Arabisë Saudite, Trinidad & Tobagos si dhe Polonisë, të cilën e çoi për herë të parë në histori në një Kampionat Evropian, në vitin 2008.

Prej disa muajsh gjendja shëndetësore e Leo Beenhakker ishte shumë e rënduar. Madje agjenti i njohur Rob Jansen kishte deklaruar: “Nuk del më nga shtëpia”.

Beenhakker dhe tripleta historike në La Liga me Real Madrid

Beenhakker erdhi te Real Madridi si pasues i Luis Molowny-t, i cili kishte fituar La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe dy herë Kupën UEFA. Ai mori në dorë “Quinta del Buitre”, brezin e artë të futbollistëve madrilenë, duke i udhëhequr drejt tre titujve radhazi në kampionat, por edhe drejt fitimit të Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës.

Ai mbetet trajneri i fundit që ka fituar tre kampionate radhazi me Real Madridin. Në vitin 1989, Don Leo u largua nga madrilenët pasi fitoi sërish kampionatin dhe Kupën, por e ardhmja e tij në krye të Los Blancos u vendos pas humbjes së thellë 5-0 ndaj Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Kampioneve, në “San Siro”.

Beenhakker dhe kualifikimi historik i Trinidad & Tobagos në Botërorin 2006

Pas një eksperience të dytë te Real Madridi, që erdhi pas dështimit me Holandën në Botërorin e Italisë 1990, Beenhakker nisi një udhëtim të gjatë që e çoi fillimisht në Zvicër te Grasshoppers, për të vijuar më pas me ekipe të tjera si America dhe Guadalajara në Meksikë, apo edhe İstanbulspor në Turqi.

Trajneri legjendar holandez drejtoi gjithashtu edhe disa kombëtare të tjera përveç Holandës, si Trinidad & Tobagon në Botërorin e vitit 2006. Ai arriti ta kualifikonte për herë të parë këtë kombëtare në një Kupë Bote. Kur u pyet se si arriti ta çonte Trinidad & Tobagon në Gjermani, ai u përgjigj me humor: “Me aeroplan”. Gjithsesi, Beenhakker nuk arriti të fitonte asnjë nga shtatë ndeshjet që drejtoi në finalet e një Botërori.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI