Flash

Payet denoncohet nga një grua: “Kërkonte të poshtërohesha, më detyroi të pija urinë”

Lapsi.al 11 April 2025
Payet denoncohet nga një grua: “Kërkonte të
Dimitri Payet, ish-futbollisti i kombëtares së Francës dhe aktualisht lojtar i Vasco da Gama në Brazil, është vënë nën hetim nga policia braziliane. Futbollisti është akuzuar nga ish-e dashura e tij, Larissa Ferrari, për dhunë fizike dhe psikologjike. Sipas saj, Payet e ka detyruar 28-vjeçaren braziliane të pijë urinën e tij dhe të lëpijë dyshemenë. Gjithashtu thuhet se e ka shtyrë dhe e ka shkelur me këmbë. Payet nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike.

Marrëdhënia mes Payet dhe Larissa Ferrari

I njohur si lojtar me talent, por pa shumë suksese madhore, Payet, i cili ka luajtur me Francën në Euro 2016, pasi u largua nga Marseille, u transferua në Brazil për të vijuar karrierën e tij. Në të njëjtën kohë, ai përfundoi martesën e tij të gjatë me bashkëshorten Ludivine, me të cilën ka katër fëmijë. Në Brazil, Payet nisi një lidhje dashurie me avokaten Larissa Ferrari. Por kjo histori dashurie shumë shpejt u kthye në makth për të. Ferrari ka treguar për agjencinë AFP se, pas një zënke të ashpër në dhjetor të vitit të kaluar, Payet e kërcënoi duke i thënë se do ta ndëshkonte.

“Më kërkoi një provë dashurie që konsistonte në poshtërim”

Ferrari, e cila kërkoi masa mbrojtëse nga policia, ka treguar me detaje dramën që ka përjetuar: “Dua drejtësi, sepse ai ka abuzuar me gjendjen time psikologjike për të përfituar seksualisht”. Marrëdhënia e tyre ka zgjatur shtatë muaj dhe gjatë kësaj kohe Payet e ka detyruar të bëjë veprime poshtëruese: “Më kërkoi një provë dashurie që përfshinte poshtërimin. Kam regjistruar video ku pija urinën time, pija ujë nga tualeti dhe lëpija dyshemenë”.

Larissa Ferrari ka denoncuar Payet

Ajo ka shtuar: “Jam avokate, nuk do të kisha bërë kurrë akuza kaq të rënda pa pasur arsye të forta. Hetimet janë ende në vazhdim. Denoncimi është bërë në një komisariat të specializuar për ndihmën ndaj grave.” Sipas saj, Payet e ka dhunuar edhe fizikisht, duke i shkaktuar shenja në trup: “Kam qenë viktimë e dhunës fizike, morale, seksuale dhe psikologjike”. Në fund, ajo ka sqaruar natyrën e lidhjes së tyre: “E kam nisur marrëdhënien pasi Payet ishte ndarë nga gruaja e tij. Nuk e kishim menduar që do të afroheshim kaq shumë, por në fund u përfshimë shumë. Shkoja tek ai dhe qëndroja dymbëdhjetë orë në ditë, në përgjithësi qëndroja edhe disa ditë rresht. Në fillim ishte shumë i dashur… më pas gjithçka ndryshoi.”

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI