Flash

PD hap sot fushatën zgjedhore, rikthehet Chris LaCivita krah Berishës

Lapsi.al 11 April 2025
PD hap sot fushatën zgjedhore, rikthehet Chris LaCivita krah Berishës

Partia Demokratike do të nis sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Me një skenografi krejt ndryshe nga herë të tjera, ky moment do të paraprihet që prej orës 18:00 nga aktivitetet e të rinjve, njësoj si imazhi i hapjes së fushatës të Presidentit Trump, në qendër të të cilit ishte rinia.

Drejtuesi i fushatës, Chris LaCivita, do të jetë krah Sali Berishës, të cilët do t’u drejtohen shqiptarëve me fjalimet e tyre. Vetë lideri i PD-së dje nuk zbuloi detajet e hapjes së fushatës elektorale, por ai foli për mbështetje të madhe të shqiptarëve për PD-në në garën e 11 majit.

Kreu demokrat u ndal edhe te zhvillimet në Parlamentin Europian, ku tha se komuniteti ndërkombëtar është i vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira. Seancën dëgjimore të organizuar nga Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian për Shqipërinë lidhur me zgjedhjet dhe klimën parazgjedhore, kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cilëson si kambana alarmi kundër qeverisë “Rama”.

“Në një hark kohor treditor të kenë çështje në agjendën e tyre Shqipërinë, problematikat e saj madhore, zgjedhjet e dhunuara sistematikisht, krimin e organizuar që ka kapur majën e shtetit, terrorin politik dhe shtypjen e opozitës. U shpreh shqetësimi më i madh për industrinë e blerjes së votës të Edi Ramës”, – u shpreh Sali Berisha.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 99.3 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 87.5 lekë dhe...

08:08

Parashikimi i motit për këtë të premte

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu ...

07:15

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI