Flash

Rama i pakompleksuar për sloganin e fushatës, personalizon anëtarësimin në BE (FOTO)

Lapsi.al 11 April 2025
Rama i pakompleksuar për sloganin e fushatës, personalizon

Fushata elektorale për zgjedhjet ka nisur zyrtarisht, dhe Partia Socialiste është gati për nisjen e madhe nesër nga Sheshi “Skënderbej”. Ashtu siç ndodh zakonisht, ajo nuk ka sjellë vetëm flamuj, pankarta dhe muzikë në sfond, por edhe një slogan.

“Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS” 

Një slogan që më shumë se fushatë, tingëllon si formular aplikimi i personalizuar në Bruksel.

Mesazhi është i qartë. Integrimi europian nuk është një proces institucional, apo një rrugë me standarde. Është një ekskluzivitet, një 'patentë integrimi' që zotërohet nga një njeri i vetëm.

Sigurisht, në këtë qasje ka edhe thjeshtësi komunikimi. Më mirë të shpjegosh se gjithçka varet nga një person, sesa të humbësh vëmendjen në diskutime për drejtësinë, median, konkurrencën apo shtetin e së drejtës.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI