Flash

Tjetër drejtor i Belinda Ballukut merret në pyetje në SPAK

Lapsi.al 11 April 2025
Tjetër drejtor i Belinda Ballukut merret në pyetje në SPAK

Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, është paraqitur sot në SPAK për t'u marrë në pyetje. Vartësi i Belinda Ballukut u pyet në janar për hetimet mbi abuzimet me tenderat e rrugëve. Ai pasoi në detyrë Evis Berberin, i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash.

SPAK e akuzon Berberin për përfshirje në 6 tendera abuzivë me vlerë rreth 2.2 milionë euro – tre si drejtor i Eficencës së Energjisë dhe tre në ARRSH. Në pranga janë vënë edhe administratorët e kompanisë DAAM, Valter Begaj dhe Ervis Lami, që dyshohet se kanë përfituar këto tendera në mënyrë të parregullt.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI