Flash

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK nis “fushatën” nga Fieri

Lapsi.al 11 April 2025
Zgjedhjet e 11 majit, SPAK nis “fushatën” nga Fieri

Ndërkohë që partitë politike nisën zyrtarisht fushatën elektorale për parlamentaret e 11 Majit, kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, udhëtoi këtë të premte për një takim pune me prokurorët në Fier.

Kreu i SPAK mblodhi në një takim prokurorët e këtij qyteti, ku qëllimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi i punës për hetimin e ngjarjeve që cenojnë zgjedhjet e lira gjatë periudhës së fushatës.

“Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në hetimin e të gjitha ngjarjeve që prekin zgjedhjet e lira e demokratike gjatë periudhës zgjedhore, kryesisht në vlerësimin me kujdes të shtuar të informacioneve, kryerjen me cilësi dhe në një kohë sa më të shkurtër të veprimeve të para hetimore, vënien menjëherë në dijeni të Prokurorisë së Posaçme për veprat penale në kompetencë lëndore të saj”.

Ky takim i Altin Dumanit me prokurorët vjen në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për monitorimin e procesit zgjedhor të 11 Majit, për të parandaluar krimet zgjedhore.

Të këshilluara

"Mamica" tregon sekretin e fitores së PS-së

Drejtuesja politike e qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Elisa Spiropali mbajti fjalën e saj gjatë takimit të vajzave dhe grave socialiste në sallën e TK...

19:01

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI