Flash

Inter nuk gabon, tris ndaj Cagliari: shkëputet nga Napoli e paralajmëron Bayern

Lapsi.al 12 April 2025
Inter nuk gabon, tris ndaj Cagliari: shkëputet nga Napoli e

Inter ka mposhtur 3-1 Cagliarin në ndeshjen e tretë hapëse të javës së 32-të të Serie A dhe shkëputet përkohësisht me +6 pikë nga Napoli në krye të renditjes. Zikaltërit, të cilët zbresin në fushë me disa rotacione për shkak të ndeshjes së kthimit në çerekfinalet e Champions League ndaj Bayern Munich, e zhbllokojnë rezultatin që në minutën e 13' me një goditje të fuqishme me të majtën nga Arnautovic, i cili më pas shërben edhe një asist fantastik për Lautaron për golin e 2-0. Sardenjasit tentojnë të rikthehen në lojë në fillimin e pjesës së dytë me një goditje me kokë të Piccoli, por vetëm pak minuta më vonë djemtë e Inzaghit vulosin rezultatin falë Bisseck, pas një goditjeje këndi.

NDESHJA

Inter përpiqet menjëherë të vendosë ndeshjen në drejtimin e duhur dhe ka një rast të shkëlqyer pas vetëm 8 minutash me Lautaro, pas një pasimi nga Dimarco që sapo është rikthyer në fushë, por goditja me të majtën e kapitenit përfundon vetëm në rrjetën e jashtme. Megjithatë, djemtë e Simone Inzaghi duhet vetëm të presin edhe disa çaste dhe në minutën e 13' zhbllokuan ndeshjen: pasimi i Carlos Augusto është për Lautaron, por aty ndërhyn me shpejtësi Arnautovic, i cili e çon topin përpara dhe e çon nën traversë me një të majtë të fuqishme.

Cagliari pati meritën që nuk dorëzohet menjëherë dhe përkundrazi, pas golit të pësuar fillon të rritet, deri në minutën e 25' kur Piccoli ka një rast të artë për të barazuar ballë për ballë me Sommer, por e shpërdoron duke e bërë portierin zviceran të duket si hero. Ligji i “San Siros” është më pas shumë i ashpër me sardenjasit, sepse vetëm një minutë më vonë vjen goli i dytë: një shpikje e madhe nga Arnautovic për Lautaron, i cili ndryshe nga Piccoli, nuk ngurroi përballë Caprile dhe e mposhti me një parabël. Zikaltërit tentuan të shtojnë avantazhin në fundin e pjesës së parë, afrohen te 3-0 me një akrobaci të Lautaro, por nuk arritën ta thellojnë rezultatin.

Lexo më tej: Milan, poker spektakolar ndaj Udinese: Conceiçao kërkon të mbetet në garë për Europën

Fillimi i pjesës së dytë solli menjëherë një gol nga Cagliari: pas një krosimi nga Augello, Piccoli gjendet krejtësisht i vetëm në qendër të zonës, goditja e tij me kokë përfundon në cepin e sipërm të portës dhe sjell rezultatin në 2-1. Vendasit tentojnë menjëherë reagimin dhe në minutën e 55-të vetëm një ndërhyrje e shkëlqyer e Caprile i mohon Dimarco golin e tretë. Portieri sarde, megjithatë, nuk mund të bëjë asgjë vetëm pak çaste më vonë kur Bisseck, pas një goditjeje këndi të Dimarco-s, ngrihet mbi Mina dhe me kokë e çon topin në rrjetë duke vendosur gjithçka në vend për zikaltërit.

Në fund, djemtë e trajnerit Nicola tentojnë një ofensivë për të përfituar nga rënia fizike e Inter dhe kanë një tjetër rast të madh me Piccoli, i cili merr një asist nga Luvumbo dhe godet fort, por De Vrij ndalon gjithçka mbi vijën fatale. Është rreziku i fundit për Inzaghin, i cili tani mund të përqendrojë gjithë energjitë në sfidën ndaj Bayernit të mërkurën mbrëma.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI