Flash

Juventus, debati ballë për ballë mes teknikut Tudor e Conceicaos: “Duhet të më bindë”

Lapsi.al 12 April 2025
Juventus, debati ballë për ballë mes teknikut Tudor e Conceicaos:

Në këto shtatë ndeshje që kanë mbetur deri në fund të kampionatit të Serie A, Juventus është një nga skuadrat që ka më shumë për të humbur apo fituar. Bardhezinjtë, aktualisht jashtë vendeve që çojnë në Ligën e Kampionëve, janë ende plotësisht në garë dhe konsiderohen ndër favoritët për të zënë një nga katër vendet e para. Nga ky pozicion përfundimtar varet edhe e ardhmja e individëve të caktuar, si Igor Tudor dhe Francisco Conceicao.

Juventus, çfarë i thanë njëri-tjetrit Conceicao dhe Tudor

Me ndërrimin e trajnerit, ai që ndoshta ka pësuar më shumë – në mënyrë negative – është Francisco Conceicao. Talenti portugez ishte thuajse bërë një pikë kyçe në Juventusin e Thiago Mottës, aq sa prej muajsh flitej për blerjen e tij përfundimtare nga bardhezinjtë. Por tani, gjërat kanë ndryshuar.

Lexo më tej: “Ti luan!”: Tudor i jep besim Yildiz e turku barazon rekordin e Del Pieros

Me ardhjen në pankinë të Igor Tudor dhe ndryshimin përkatës të skemës së lojës, anësori portugez ka humbur disi atë rol kyç që mund të kishte në sistemin e mëparshëm. Juventusi i Tudor nuk luan më me lojtarë në krahë të sulmit, dhe në fakt, në ndeshjet e fundit, Nico Gonzalez është përdorur si mefushor apo pas sulmuesit. Por për të luajtur si mesfushor anësor duhen edhe aftësi mbrojtëse, të cilat Conceicao aktualisht me siguri nuk i ka.

Pankina në Olimpico e reagimi i helmatisur

Pas aktivizimit si zëvendësues rreth 20 minuta para fundit në debutimin e Tudor ndaj Genoas, Conceicao mbeti në pankinë gjatë gjithë 90 minutave në ndeshjen e fundit kundër Romës. Një pankinë që nuk e priti mirë, siç dëshmohet nga një histori e dyshimtë në Instagram e postuar pas ndeshjes. Një reagim që, siç u shpjegua nga trajneri në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Leçes, çoi në një përballje mes tyre. Një ballë për ballë i mirëfilltë, por jo “me nerva”, përkundrazi, i sinqertë.

Kroati i qartë në qendrimin e tij

Tudor, siç deklaroi vetë, i ka thënë Conceicaos: “Jam më i lumturi nëse më detyron të ndryshoj mendim, i thashë pikërisht kështu”. E kjo është ajo që duhet të bëjë portugezi, i cili dëshiron të qëndrojë te Juventus, por nëse Tudor mbetet edhe për sezonin e ardhshëm, do të duhet të përshtatet me një rol të ri. Nga tani deri në fund, siç konfirmoi sërish Tudor, Conceicao do t’i ketë mundësitë e tij për t’u shprehur. Në fund të kampionatit do të bëhen llogaritë. Shumë do të varet edhe nga qëndrimi apo jo i Tudor në pankinë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI