Flash

Përplasen 4 kryesuesit, Tirana në Korçë rrezikon rënien: Java 34 luhet në orën 15:30

Lapsi.al 12 April 2025
Përplasen 4 kryesuesit, Tirana në Korçë rrezikon
Kampionati “Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, teksa kanë mbetur vetëm tre javë nga fundi. Gara është bërë shumë interesante, me luftë të fortë si për një vend në “Final Four”, me përplasjen e të gjitha skuadrave të kreut, ashtu edhe për mbijetesën ku Tirana rrezikon gjithçka. Java e 34, që do të luhet këtë të shtunë, në orën 15:30, sjell përballje shumë interesante dhe vendimtare. Katër vendet e para të renditjes do të përballen mes tyre, në dy sfida që priten me shumë interes. Kryesuesit e Egnatias do të udhëtojnë drejt “Arenës së Demave” për t’u përballur me Partizanin, ndërkohë që në “Loro Boriçi” Vllaznia do të presë Dinamo City. Blutë mund të kenë një sy hedhur edhe nga vendi i parë, për prestigj e financa, por natyrisht prioritet është të mbrojë vendin e dytë nga tentativa finale e Vllaznisë për ta parakaluar. Shkodranët nuk kanë fituar asnjë ndeshje në këtë sezon përballë kryeqytetasve dhe në të fundit në Loro Boriçi do të përdorin të gjitha kartat në dispozicion, nga tifozët te faktori fushë për tja dalë. Me tre pikë diferencë, për formacionin e Thomas Brdaric nuk do të mjaftonte as fitorja për të dalë mbi Dinamon, që ka avantazhin e dy fitoreve dhe një barazimi në precedentët e këtij edicioni.

JAVA 34

Vllaznia – Dinamo City 12.04.2025 15:30 Teuta – Laçi 12.04.2025 15:30 Skënderbeu – Tirana 12.04.2025 15:30 Partizani – Egnatia 12.04.2025 15:30 AF Elbasani – Bylis 12.04.2025 15:30 Vllaznia është shumë pranë realizimit të objektivit për të qenë në “Final Four”, ndërsa për Partizanin situata është komplikuar ndjeshëm pas humbjes që pësoi në derbi nga Tirana. Të kuqtë duhet të fitojnë patjetër për të ruajtur vendin e katërt. Tirana e ka goditur në moral skuadrën e Gegës, që tani duhet të tregojë se është e aftë të ngrihet në këmbë. E duhet ta bëjë përballë kampionëve në fuqi, kryesues të renditjes, që në Kupë i mposhti në Rrogozhinë në gjysmëfinalen e parë. Tashmë, diferenca me AF Elbasanin është vetëm një pikë. AF Elbasani do të luajë këtë javë në shtëpi ndaj Bylis. Ndërkohë, dy duele vendimtare për mbijetesën do të zhvillohen në Korçë dhe Durrës. Skënderbeu do të presë një rival direkt si Tirana, ndërsa në “Niko Dovana”, Teuta do të përballet me Laçin.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI