Flash

10 ditët e krisjes së madhe/ A po merr fund aleanca Trump-Musk

Lapsi.al 13 April 2025
10 ditët e krisjes së madhe/ A po merr fund aleanca Trump-Musk

Muaji i mjaltit mes Donald Trump dhe Elon Musk duket se ka marrë fund.

Tarifat e reja të vendosura nga administrata amerikane jo vetëm që kanë ndezur një debat të ashpër mbi politikat tregtare, por edhe kanë zbuluar përçarje të thella mes presidentit amerikan dhe shefit të Teslas. Dyshja që dikur dukej e pathyeshme, sot ndodhet në një krizë të hapur.

Përkundër rolit të tij si një ndër mbështetësit më të zëshëm të politikave inovative dhe industriale të Trump, Elon Musk ka reaguar ashpër ndaj tarifave të vendosura ndaj Kinës – një partner thelbësor për kompanitë e tij. Musk, në përpjekje për të ndaluar këto masa, iu drejtua Trumpit me një apel personal, por përpjekja e tij hasi në vesh të shurdhër.

Edhe pas pezullimit 90-ditor të tarifave, marrëdhënia mes tyre nuk u përmirësua. Në vend të një zbutjeje të toneve, Musk u bë edhe më i drejtpërdrejtë në kritikat e tij. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Kongresin e Ligës, ai shprehu hapur dëshirën për një zonë të tregtisë së lirë mes SHBA-së dhe Evropës, duke sugjeruar se tarifat nuk janë rruga drejt së ardhmes.

Duke mos u mjaftuar me kritika të përgjithshme, Musk identifikoi fajtorin kryesor sipas tij: Peter Navarro, këshilltari ekonomik i Trump-it dhe arkitekti i tarifave. Me gjuhën karakteristike të tij, Musk e quajti Navarron “më budalla se një thes me tulla” dhe i vuri nofkën sarkastike “Peter i vonuari”.

Ndërkohë, edhe vëllai i Musk-ut, Kimball, pjesë e bordit të Tesla-s, e quajti këtë politikë “një taksë të përhershme për konsumatorët amerikanë” dhe ndërhyrje të padrejtë në tregun e lirë.

Por ndoshta sinjali më i qartë i një ndarjeje të pashmangshme erdhi pas zgjedhjeve në Gjykatën e Lartë në Wiscons, ku kandidati republikan, i mbështetur nga Musk, humbi. Ky rezultat ndezi një stuhi kritikash në rrethin e Trump-it, që e pa mbështetjen e Musk-ut si më shumë pengesë sesa ndihmë.

Nga ana tjetër, Musk nuk po e fsheh më zhgënjimin e tij. Presidenti që dikur premtonte një epokë të re të artë, po perceptohet tani nga Musk si një lider që po e çon ekonominë drejt recesionit.

Të këshilluara

Zbardhet dëshmia e Jozit në polici

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në kryeqytet, pas dhunës së usht...

20:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI