Flash

"E reja po lind!"/ Lëvizja "Bashkë" hap fushatën në qytetin e Fierit

Lapsi.al 13 April 2025
"E reja po lind!"/ Lëvizja "Bashkë" hap

Lëvizja BASHKË ka hapur fushatën ditën e sotme në qytetin e Fierit. Në një postim në rrjete sociale, teksa kanë shpërndarë pamje nga salla plot mbështetës nga çelja e fushatës në Fier, Arlind Qori shkruan se e reja po lind në çdo padrejtësi që pëson populli shqiptar, duke shtuar se e reja po lind te bujku që keqpaguhet dhe e çon dëm produktin bujqësor, te çdo punëtor i industrisë që ka ngelur pa punë, te çdo profesionist i lirë që nuk çan dot në treg, te çdo sipërmarrës i ndershëm që përballet me oligarkinë monopoliste, te çdo i ri dhe e re që sytë i kanë përtej kufirit dhe po ashtu, e reja po lind te çdo pensionist që vuan në varfëri.

Postimi i plotë:

E REJA PO LIND

Fieri, qyteti i industrisë, i kulturës e dijes, sot mikpriti hapjen e fushatës së Lëvizjes BASHKË.

E reja po lind në çdo padrejtësi që pëson populli shqiptar.

E reja po lind te bujku që keqpaguhet dhe e çon dëm produktin bujqësor.

E reja po lind te çdo punëtor i industrisë që ka ngelur pa punë.

E reja po lind te çdo profesionist i lirë që nuk çan dot në treg.

E reja po lind te çdo sipërmarrës i ndershëm që përballet me oligarkinë monopoliste.

E reja po lind te çdo i ri dhe e re që sytë i kanë përtej kufirit.

E reja po lind te çdo pensionist që vuan në varfëri.

E reja sot lindi në Fier! Së shpejti, anekënd Shqipërisë!

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI