Flash

PAMJET/ Rusia lëshon raketën balistike, vriten 20 ukrainas që shkonin në kishë

Lapsi.al 13 April 2025
PAMJET/ Rusia lëshon raketën balistike, vriten 20 ukrainas që

Më shumë se 20 njerëz janë vrarë pas një "sulmi raketor ndaj civilëve" nga Rusia sipas kryebashkiakut në detyrë të qytetit ukrainas të Sumy, Artem Kobzar. Ai u shpreh se komuniteti pësoi një "strategji të tmerrshme".

Ka reaguar edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky që thotë se raketa goditi "një rrugë të zakonshme të qytetit, njerëz të zakonshëm: shtëpi, institucione arsimore, makina në rrugë". Sipas tij ka nisur një operacion shpëtimi. Presidenti ukrainas bën thirrje për "një reagim të ashpër nga bota".

Zelensky u shpreh se Rusia goditi qendrën e Sumy-t "në ditën kur njerëzit shkonin në kishë për të “Dielën e Palmave”, festën e hyrjes së Zotit në Jerusalem".

"Shtetet e Bashkuara, Evropa, të gjithë në botë që duan t'i jepet fund kësaj lufte dhe vrasjesh. Rusia dëshiron pikërisht këtë lloj terrori dhe po e zvarrit këtë luftë. Pa presion mbi agresorin, paqja është e pamundur", - thotë Zelensky. Ai shton se “bisedimet nuk i kanë ndalur kurrë raketat balistike dhe bombat ajrore”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI