Flash

Rama në Milano: Qeveria italiane frmosi dokumentin e fundit për njohjen e pensioneve

Lapsi.al 13 April 2025
Rama në Milano: Qeveria italiane frmosi dokumentin e fundit për

Kryeministri Edi Rama deklaroi në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano se qeveria italiane ka firmosur dokumentin e fundit për njohjen e pensioneve.

Duke e quajtur kryeministren italiane “motër”, Rama iu drejtua emigrantëve se për të mbërritur në këtë moment, ata pritën shumë, por nëse Shqipëria do të ishte vend anëtar në BE, pasaporta evropiane do tu jepte të drejta njësoj si italianët apo cdo qytetar i Bashkimit Evropian.

Edi Rama: Me hyrjen në BE, mundësitë tona do të jenë shumë më të mëdha për të mbështetur njerëzit, por me hyrjen në BE gjithsecili do të marrë pasaportën europiane.

Pasaporta europiane nuk është dokument udhëtimi, është një status qytetarie. Ne si banor të vjetër kemi “ngrënë” dynjanë për të mbërritur deri këtu, do na japë mundësi që me atë pasaportë të jemi baraz me cdo italian e këdo tjetër.

Ne bëmë, një përpjekje shumë të gjatë që më në fund qeveria italiane t'i njihte pensionet tuaja. Dhe ju pritët dhe edhe pasi u morëm vesh me motrën time në Romë, ju prapë pritët derisa miratuan ligjin dhe vetëm përpara 3 ditësh është firmosur dhe dokumenti I fundit. Por nëse do të kishim pasaportën e BE, ju s’do të kishit nevojë për asnjë lloj njohje nga qeveria italiane.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI